Përveç plotësimit të nevojave ushqyese dhe higjenike, plotësimi i nevojave emocionale është ndoshta komponenti i tretë më i rëndësishëm i një zhvillimi të mirë dhe të hershëm psiko-fizik – shpjegon Dr. Olivera Lekovska, pediatre neurologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Në këtë kontekst, komunikimi i tepërt verbal luan një rol të rëndësishëm. Kohëzgjatja e kësaj faze është individuale, periudhë normale konsiderohet komunikimi verbal në moshën dy vjeçare pavarësisht në fillim apo në përfundim të moshës dy vjeçare.
Gjatë periudhës para verbale ekzistojnë 3 momente – periudha e parë ndodh diku rreth muajit të dytë, atëherë kur pritet të fillojë komunikimi me personat në mjedisin përreth, “ballë për ballë”, periudha e dytë fillon në fund të muajit të pestë, atëherë kur bebet shfaqin më tepër interes ndaj objekteve përreth, dhe rreth muajit të 10 fillon kombinimin e të gjitha këtyre aftësive.
Interesant është fakti që në 3-5 ditët e para pas lindjes, foshnjat i dallojnë fjalët dhe reagojnë ndaj tyre. Në muajin e parë komunikojnë duke bërë Ba, Da dhe Ta. Nga muaji 2-6 fillojnë të komunikojnë duke bërë gu- ga dhe në muajin e 4 –t fillojnë ti shoqërojnë ato me konsonante të cilat që herët ndjekin ritmet gjuhësore (ritmin e të folurit). Në muajin e 7-8 foshnjat tashmë marrin pjesë në komunikim ndërveprues. Në moshën 7 vjeçare fëmijët kuptojnë rreth 10. 000 fjalë.
Zhvillimi i të folurit fillon menjëherë pas lindjes
Që nga momenti i lindjes, fëmija juaj mëson për të komunikuar. Shpejt përparon nga një e qarë e thjeshtë dhe gu-ga, në shprehjen e frazave, dhe më pas mëson të bashkoj fjalë duke formuar fjali të shkurtra diku në moshën dy vjeçare. Si mësuesi i parë i fëmijës, ju mund ta inkurajoni zhvillimin e të folurit tek fëmija juaj, duke i folur, duke i kënduar, duke i lexuar, etj. Lojrat dhe të gjitha aktivitetet e tjera të zakonshme sëbashku ndërmjet të cilave fëmija juaj mëson për të kuptuar dhe për të folur, e bën marrëdhënien tuaj më të veçantë mes jush.
Disa këshilla të thjeshta:
- Komunikoni me fëmijën tuaj – më pas shikojeni dhe përkëdheleni, dhe përdorni një zë më të lartë dhe pozitiv dhe gjeste. Duke ju dëgjuar, fëmija mëson fjalë dhe përfton ritmin e të folurit.
- Përgjigjuni madje edhe atëherë kur lëshon vetëm zëra, pasi kjo e inkurajon që të flasë më tepër dhe në këtë mënyrë fëmija kupton se biseda ka nevojë për dy persona.
- Kërkoni që t’ju tregoj se ku ndodheni në fotografi duke bërë dhe ju të njejtën gjë – në këtë mënyrë krijohet lidhja ndërmjet imathit dhe të folurit.
- Luani me të duke e pyetur për shembull “ku është hunda, goja, syri?”