Pelvisi është unaza e strukturës kockore, e përbërë nga dy anë. Roli bazë i tij është që ti mbrojë organet që janë të vendosura në të. Këtu përfshihen organet skajore të traktit digjestiv dhe gjenitourinar, si dhe enët e gjakut dhe pjesët nervore të cilat ndodhen në të. Prof. Dr. Jordan Saveski, traumatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se përveç rolit mbrojtës, pelvisi luan edhe një rol tjetër të rëndësishëm në transmetimin e forcës ndaj lëvizjeve dhe ngarkesave në shtyllën kurrizore, në pozicion të ulur apo gjatë qëndrimit në këmbë.
Çfarë është pelvisi?
Pelvisi (legeni) është unaza e strukturës kockore, e përbërë nga dy anë, të cilat janë të lidhura me sakrumin (kryqet e këmbëve) në pjesën e nyjeve të sakrumit, ndërsa përpara me simfizën. Anët e pelvisit (majtas dhe djathtas), gjatë bashkimit të tyre formohen nga tre kocka: ilium, pubis,ishum. Strukturat kockore ndërmjet tyre janë të lidhura me ligamente të forta para dhe mbrapa duke krijuar strukturën më të fortë të ligamentit kockor tek njeriu, e cila siguron qëndrueshmëri dhe transmetimin e fuqisë së ngarkesës në shtyllën kurrizore në pjesën e poshtme të ekstemiteteve dhe anasjelltas.
Fraktura për shkak të ngarkesës së rëndë
Fraktura e unazës së pelvisit, përbën një problem të rëndë kirurgjikal, me një përqindje të lartë të vdekshmërisë. Thyerja e unazës së pelvisit shkaktohet si pasojë e presionit të rëndesës , siç është trauma e shkaktar nga aksidenti automobilistik, rënia nga lartësi të mëdha, shtypje me traktor apo rimorkie, etj. Frakturat në pelvis ndodhin si pasojë e forcës apo presionit në unazën e pelvisit: presioni në pjesën përparme dhe pjesën e pasme në anë të pelvisit, si dhe thyerje vertikale – shpjegon Prof. Dr. Jordan Saveski.
Si diagnostikohet?
Frakturat në pelvis diagnostikohen me anë të një procedure të përcaktuar në mënyrë rigoroze e cila përfshin: kontroll dhe vlerësim klinik, vlerësim radiologjik dhe tomografi kompjuterike.
Vlerësimi klinik: mjeku kirurg duhet fillimisht të vlerësojë në mënyrë të detajuar gjendjen e përgjithshme të personit të lënduar, të sigurojë rrugët e frymëmarrjes, vetë frymëmarrjen, qarkullimin, dhe më pas vijon kontrolli i vëmendshëm dhe i detajuar i unazës së pelvisit, me anë të një kontrolli fizik preciz, me anë të së cilit arrihet informacion rreth stabilitetit të unazës. Gjithashtu, duhet të regjistrohen të gjitha plagët rreth unazës, nëse ka gjakderdhje në traktin urinar, skrotumit, anusit, dhe vaginës tek femrat. Shanset më të mëdha për mbijetesën e pacientëve merren atëherë kur trajtimi është multidisiplinar, nga më shumë specialistë.
Vlerësimi radiologjik: Kur pacienti të jetë stabilizuar, vijon vlerësimi radiologjik, projektimi i pasëm dhe i përparëm, si dhe filmime anësore të unazës së pelvisit. Si përfundim vijon tomografia kompjuterike e frakturës. Në këtë mënyrë kirurgu bën përcaktimin e trajtimit të mëtejshëm.
Mjekimi me trajtim kirurgjik
Sipas Prof. Dr. Jordan Saveskit, prioritet në trajtim kanë lëndimet të cilat janë të rrezikshme për jetën. Përcaktimi i saktë i protokollit terapeutik diagnostikues për pacientët e politraumatizuar, me fraktura në unazën e pelvisit, është fillimi apo hyrja e suksesit për mbijetesën e pacientit të lënduar. Trajtohet me fiksim të jashtëm, dhe më vonë, pas stabilizimit të pacientit bëhet intervenimi kirurgjik me implante me anë të të cilave bëhet fiksimi i pervisit. Vitet e fundit, këto intervenime kryhen me anë të një teknike perkutane minimalisht invazive, e cila jep rezultate më të mira.
Trajtimi bashkëkohorë i lëndimeve në pelvis
Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon pajisjet dhe një ekip të trajnuar për gjetjen e saktë dhe të shpejtë të diagnozës. Frekuenca e deritanishme e këtyre lëndimeve, gama e gjërë e procedurave kirurgjikale me rezultate të shkëlqyera, si dhe qasja multidisiplinare, e ka veçuar spitalin klinik “Acibadem Sistina” si një qendër referente në vend dhe në rajon, përsa i përket trajtimit të pacientëve me lendime në pjesën e pelvisit.