Si mund të shkaktojë jasteku dhimbje në qafë? 7 këshilla për një gjumë të rehatshëm

Nëse me bindje themi se qëndrimi ulur para kompjuterit  mund të shaktojë shtrembërim dhe dhimbje në qafë, studimet kanë treguar se jasteku  i papërshtatshëm shkakton një efekt akoma më të keq. Lexoni këshillat tona për zgjedhjen e jastekut të përshtatshëm i cili do t’ju ndihmojë në reduktimin e dhimbjes së qafës, dhe  në mbajtjen e shtyllës kurrizore në pozicionin e duhur.

Nëse me bindje themi se qëndrimi ulur para kompjuterit  mund të shaktojë shtrembërim dhe dhimbje në qafë, studimet kanë treguar se jasteku  i papërshtatshëm shkakton një efekt akoma më të keq. Lexoni këshillat tona për zgjedhjen e jastekut të përshtatshëm i cili do t’ju ndihmojë në reduktimin e dhimbjes së qafës, dhe  në mbajtjen e shtyllës kurrizore në pozicionin e duhur.

Zgjidhni jastek i cili përshtatet me pozicionin tuaj

Jesteku i cili përshtatet me pozicionin e vendosjes së qafës tuaj, është zgjidhja më e mirë. Në këtë mënyrë qafa ka mundësi që të marrë pozicionin në të cilin relaksohet më mirë. Pozicion  më të mirë të qafës ofrojnë jastekët e mbushur  me sfungjer memory.

Materiali më i mirë është sfungjeri lateks

Lateksi natyral i jep një mbështetje të shkëlqyer qafës pa shkaktuar ngrohje shtesë ndryshe nga sfungjeri memory. Edhe pse nuk jemi të vetëdijshëm, ngrohtësia të cilën zhvillon trupi gjatë fjetjes mund të jetë një nga shkaqet e zgjimit apo të gjumit të parehatshëm.  Nëse jeni alergjik ndaj lateksit, jastekët me sfungjer memory janë  një zëvendësim i përkryer për ju. Jastekët e mbushur me pupla shkaktojnë më tepër dhimbje në qafë. Këto jastekë janë më tepër të disponueshëm, por në fakt ato nuk janë miqësor me qafën tuaj.  Edhe pse janë të butë dhe duken të rehatshëm, gjatë natës mund t’ju shkaktojnë problem.  Me lëvizjen tuaj, lëvizin edhe puplat, gjë kjo e cila nuk ofron mbështetjen e duhur të qafës.   Jestekët e ulët të mbushur me pupla, janë një alternative më e mirë.

Efekti i jestekëve me përbërje të përzier ende nuk është vërtetuar

Ende nuk është vërtetuar përbërja e përzier e jastekëve, sikurse është sfungjeri memory me lateks dhe me xhel brenda. Jastekët që përmbajnë shumë materiale, e mbajnë qafën në pozicion të parehatshëm.

Mbajtja e një jasteku shtesë mund të jetë e dobishme

Përdorimi I jastekëve shtesë përkrah trupit tuaj, veçanërisht nëse flini të shtrirë barkas, mund të jetë një mbështetje shumë e mirë për trupin tuaj. Përdorimi i jastekëve shtesë është veçanërisht i dobishëm për gratë shtatzëna, të cilat shpesh i përdorin ato për të mbështetur trupin në mënyrë që të marrin një pozicion të përshtatshëm të trupit gjatë fjetjes.

Si të bëni zgjedhjen më të mirë?

Çdo jastek ka anët e mira dhe  të këqija. Disa jastekë, edhe pse konsiderohen ndoshta si më të mirë, ndodh shpesh që qafa juaj të mos përshtatet me to. Ndiqni shenjat e trupit dhe në këtë mënyrë do të dini nëse jeni në rrugën e duhur apo jo.  Nëse zgjoheni me dhimbje dhe me ngurtësim të qafës, atëherë keni bërë zgjedhje të gabuar të jastekut.  Jasteku ideal duhet të përshtatet me formën e kokës, të qafës dhe supeve, duhet të mundësojë lëvizjen e duhur të shtyllës kurrizore dhe duhet të lehtësojë presionin e trupit.

Ndërroni shpesh jastekët

Edhe pse nuk jemi të vetëdijshëm, jastekët përmbajnë baktere, pluhur dhe qeliza të vdekura të cilat bien nga lëkura e kokës. Prandaj është mirë që jasteku të ndërrohet të paktën një here në dy vjet.

Shpërndaj