Simptomat e kancerit të gjirit

Është e nevojshme një kohë e gjatë që një qelizë e gjirit të bëhet kancerogjene dhe të formojë tumor, prandaj kërkohet ekspert për ta zbuluar këtë gjë gjatë kontrollit apo shqyrtimit radiologjik. Në përgjithësi, me anë të vetëkontrollit gratë mund të vërejnë në gjirin e tyre e ndonjë kokrre e cila mund të arrijë deri në 1 cm. Sot shumica e pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri i gjirit e kanë zbuluar atë me anë të kësaj metode. Kokrrat kancerogjene në përgjithësi janë të forta, kanë formë të çrregullt, të cilat nuk mund të vendosen në indin e gjirit. Nëse kanceri përhapet edhe në organe të tjera (metastaza), këto rezultate nuk janë rezultatet e para të kancerit të gjirit. zonat në të cilat përhapet më shpesh kanceri i gjirit janë pelvisi, shtylla kurrizore, mushkëritë dhe mëlçia.

Gjithësesi, tek disa pacientë, nuk është e pranishme asnjë nga këto simptoma dhe kanceri mund të zbulohet vetëm me anë të mamografisë. Nëse të paktën një nga simptomat e mëposhtme është e pranishme, duhet patjetër të vizitoni mjekun:

  • Nëse ndjeni se keni kokërr në gji apo në sqetull (ënjtje ose ngurtësi)
  • Rrjedhje të thithës së gjirit (rrjedhje e përgjakshme apo pa ngjyrë nga njëri kanal)
  • Thitha të gjirit të përdredhura apo të tërhequra nga brenda, apo ndryshime të formës së tyre.
  • Ndryshime në lëkurën e thithës së gjirit (rrjepje e lëkurës)
  • Maviosje apo skuqje në lëkurën e gjirit
  • Etemë, ënjtje dhe rrjepje të lëkurës së gjirit
  • Rritje dhe ndryshime të formës apo asimetrisë së gjirit, apo ndryshim i ngjyrës (skuqje, etj.).

E rëndësishme

Rastet e vdekjes nga kanceri i gjirit, janë të dytat në listën e rasteve të vdekjeve nga të gjitha llojet e kancerit.  Kanceri më i shpeshtë është kanceri i mushkërive.

E saktë apo e gabuar

Kanceri i gjirit nuk është i pranishëm tek gratë e reja

Kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek gratë e moshës mbi 50 vjeçare, por mund të shfaqet edhe tek moshat më të reja.

Shpërndaj