Dimri po vjen, së bashku me të edhe virozat dhe gripërat. Pyetjes “si ta shmangim doktorin gjatë sezonit të dimrit?” mund ti përgjigjemi shumë thjeshtë “ duke forcuar imunitetin”. Parandalimi është strategjia më e mirë gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Gjatë stinës së dimrit duhet të ndërmerni hapa konkretë për të rritur energjinë dhe për të shmangur sëmundjet.
Priteni ardhjen e stinës së dimrit të përgatitur
Këshillat bazë për të përballur stinën e dimrit janë: ushqimi I shëndetshëm dhe me shumë vitamina, duhet të jeni vazhdimisht në lëvizje, të shmangni ambientet e mbyllura të mbipopulluara dhe të kujdeseni rregullisht për higjenën.
Vitamina C
Kjo vitamin luan një rol të rëndësishëm në rezistencën e organizmit dhe është një antioksidant i fuqishëm. Rrit prodhimin e qelizave të bardha në gjak të cilat luftojnë kundër infeksioneve, dhe nivelin e interferonit. Redukton rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, rrit nivelin e HDL (kolesterolit të mirë), si dhe redukton nivelin e kolesterolit LDL. Meqënëse nuk akumulohet në organizëm, kjo vitamin duhet të konsumohet çdo ditë. Mund ta gjeni atë në të gjitha frutat agrume të cilat gjenden në stinën e dimrit.
Uji
Edhe pse gjatë dimrit nuk ndjejmë etje, kjo nuk do të thotë se trupi ynë nuk ka nevojë për ujë. Edhe gjatë kësaj periudhe duhet të konsumoni mjaftueshëm ujë në mënyrë që organet funksionale të trupit tuaj të punojnë siç duhet. Mos lejoni që I ftohti ti reduktojë nevojat tuaja për konsumin e ujit.
Stërvitja
Gjatë muajve të dimrit jot ë gjithë mund të merren me aktivitete në bore dhe në akull. Por, gjithësesi duhet të gjeni mënyrën dhe arsyen për të dalë jashtë. Stërvitja e rregullt do t’ju ndihmojë që të jeni vitalë dhe të shëndetshëm gjatë gjithë vitit, dhe do t’ju ndihmojë që të sëmureni sa më pak. Ruajeni rutinën tuaj të përditshme, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm dhe të keni një sistem imunitar më të fortë.
Shëtitja
Shëtitjet në borë dhe në të ftohtë ndoshta ju duken të çuditshme, por ato janë në favor të shëndetit tuaj.Për një shëndet më të mirë, nuk duhet të qëndroni mbyllur por duhet të dilni për të marrë ajër të pastër. Përveç shëndetit, efekt të mirë do të keni edhe në pamjen tuaj. Në dimër trupi juaj harxhon më tepër kalori, me qëllim për t’ju ngrohur. Por mos harroni të visheni trashë.
Gjumi
Organiuzmi është më i prekur ndaj sëmundjeve nëse nuk bën të paktën 6-8 orë gjumë në ditë. Sistemi juaj imunitar ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore, e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me pushimin. Prandaj, bëni gjumin e mjaftueshëm dhe relaksohuni sepse përveç faktit që do të ndiheni më mirë, gjithashtu do të mbroheni nga sëmundjet.
Hidratimi
Lëkura gjatë stinës së dimrit është veçanërisht e ndjeshme. Prandaj ka nevojë për më tepër kujdes. Dorashkat, kapuçi dhe shalli në qafë janë mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga teperatura e ulët nën zero gradë. Patjetër duhet të aplikoni krema neutralë për të trajtuar lëkurën e thatë dhe të dëmtuar. Nëse qëndroni në vende të larta, duhet patjetër të aplikoni krem me faktor mbrojtës ndaj diellit, për tu mbrojtur nga rrezet e diellit të cilat janë më të forta në vendet malore të hapura.
Ushqimi
Ushqimi I balancuar mirë është tepër I rëndësishëm për të ruajtur shëndetin gjatë stinës së dimrit. Konsumoni rregullisht fruta, perime, arra, drithërra, mish të pastër pa yndyrë, në mënyrë që organizmi juaj ti mund të marrë lëndët ushqyese. Të gjitha menytë duhet të përmbajnë fibra të pasura me karbohidrate, perime të freskëta, proteina dhe acide yndyrore esenciale.
Veshja
Temperaturat janë ulur ndjeshëm, kjo do të thotë se duhet të visheni në mënyrë të përshtatshme për ti krijuar trupit ngrohtësi. Nëse visheni mirë, veçanërisht në zonat malore, do ta mbroni trupin tuaj nga hipotermia.