Kujdes – filloi sezoni i ftohjeve!

Ftohjet bëjnë pjesë në kategorinë e infeksioneve të lehta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ekzistojnë rreth 200 lloje të ndryshme virusesh, të cilat mund të jenë shkak për shfaqjen e sëmundjes. Me ditët e para të ftohta të vitit, fillon dhe sezoni i ftohjeve, infeksioneve ndaj të cilave bebet dhe fëmijët e vegjël janë veçanërisht të ndjeshëm. Shfaqja e shpeshtë e ftohjeve në moshë të re, është për shkak të imunitetit ende të pazhvilluar, që është në fakt reduktimi i rezistencës ndaj shkaqeve të sëmundjes. Ftohjet bëjnë pjesë në kategorinë e infeksioneve të lehta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Shkak i sëmundjes mund të jenë më shumë se 200 lloje të ndryshme të viruseve (rinoviruset, adenoviruset, reoviruset, coxsackie, parainfluenca, etj.).

Si transmetohet infeksioni?

Transmetimi i infeksionit bëhet me anë të kapërcimit, me anë të teshtitjes apo kollitjes së personit të sëmurë, si dhe nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me objektet që përdor personi i sëmurë. Ajri i thatë në ambientet e ngrohura së tepërmi, e dëmton membranën e mukëzës së frymëmarrjes, zvogëlon aftësinë e mbrojtjes natyrale dhe e bën atë më të ndjeshme ndaj infeksioneve.

Simtomat e ftohjes

Simptomat e ftohjes zhvillohen ngadalë, përgjatë disa ditëve. Sëmundja fillon me bllokimin e hundëve, rrjedhën e një sekrecioni të pastër nga hunda, me teshtitje, me kollë të thatë të përkohëshme, me rritje të temperaturës. Foshnjat dhe fëmijët e vegjëlnuk janë të qetë, ndihen të rraskapitur dhe qajnë gjatë gjithë kohës. Sekretimi i hundës e bën frymëmarrjen më të vështirë, tek fëmijët edhe ushqimi bëhet i vështirë.

Simptomat e gripit

Forma më e vështirë e ftohjes jo rrallë përcaktohet si grip, por në fakt bëhet fjalë për dy situata të ndryshme. Simptomat e gripit fillojnë menjëherë, me temperaturë të lartë, ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dobësi dhe lodhje të përgjithshme, janë më të forta dhe më të qëndrueshme në krahasim me ftohjen.

Shenjat e ftohjes tek foshnjat dhe fëmijët

Tek foshnjat simptomat e ngajshme me ftohjen mund të jenë shenjë e një sëmundje të rëndë, dhe për këtë arsye është i nevojshëm kontrolli mjekësor. Tek foshnjat pak më të rritura dhe fëmijët më të rritur, shenjat të cilat tregojnë për një sëmundje me serioze apo zhvillimin e ndonjë komplikimi që kërkon ndihmë mjekësore janë: kolla e rëndë dhe  irrituese, frymëmarrja e përshpejtuar apo e vështirësuar, zgjerimi i flegërave të hundës të cilat përhapen maksimalisht, dhimbje veshi, refuzimi ndaj pirjes së lëngjeve, përkeqësim i dukshëm i gjendjes së përgjithshme.

Terapia

Nuk ekziston ndonjë ilaç i veçantë për shërimin e ftohjes.

Terapia simptomatike përfshin:

  • Pushim
  • Pirjen e mjaftueshme të lëngjeve
  • Banjë me ujë të vakët
  • Ajrim dhe ventilim të ambientit në të cilin qëndron fëmija

Ilaçet që përdoren zakonisht për ftohjen janë:

  • Ilaçe për uljen e temperaturës së lartë
  • Pika me lëndë fiziologjike sterile për hundë
  • Rrallë, tek fëmijët parashkollorë, përdorim afatshkurtër i pikave dekongestante për hundë.
  • Terapi me vitamina, vaçanërisht vitaminë C

Parandalimi

Në parandalimin e përhapjes së infeksioneve virale, shumë i rëndësishëm është aplikimi imasave të përgjithshme higjenike të fëmijës për ta mbrojtur atë nga infeksionet dhe për të forcuar imunitetin e fëmijës.

  • Shmangia e kontaktit me persoant e sëmurë
  • Larja e duarve si një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të parandaluar infeksionet
  • Krijimi i zakoneve të mira higjenike që në moshë të vogël
  • Kur tështini apo kolliteni duhet të përdorni shami apo letër me një përdorim
  • Ruajtja e higjenës në shtëpi
  • Sigurimi i mjedisit të pastër pa ndotje nga tymi i duhanit
  • Shmangie të qëndrimit të gjatë në ambiente të mbyllura
  • Ajrim apo ventilim të rregullt të ambienteve
  • Qëndrim në ajër të pastër
  • Shmangia e ndotjes së ajrit
  • Ushqimi i duhur – ushqimi vetëm me gji deri në 6 muaj, më pas përveç ushqimit me gji duhet ti shtoni ushqime të pasura me vitamina dhe minerale.

Antibiotikët janë të pafuqishëm

Antibiotikët nuk kanë efekt ndaj sëmundjeve virale prandaj nuk duhet të përdoren. Përdorimi i tyre “për çdo rast” nuk është racional, nuk do të parandalojë  shfaqjen e superinfektimit bakterial, duke u bërë rezistente ndaj baktereve.

Shpërndaj