Fotografimi panoramik 3D i dhëmbëve

Fotografimi radiologjik zbulon një numër të madh të sëmundjeve të dhëmbëve dhe indeve përreth të cilat nuk mund të shihen gjatë kontrollit normal stomatologjik. Duke filluar nga gjendja e dhëmbëve, rrënjët, pozicionimi i nofullës, deri në përbërjen e përgjithshme të kockave të fytyrës. Sipas Dr. Mile Marin, stomatolog, ky mjet i rëndësishëm diagnostikues mund të ndihmojë për të përcaktuar praninë ose shkallën e sëmundjeve periodontale (mishrat e dhëmbëve), kariesi, absceset dhe shumë shfaqje të tjera jonormale, siç janë cistet dhe tumoret, por edhe për të treguar vendndodhjen e saktë të dhëmbëve të prekur dhe dhëmbëve të cilët nuk janë të zhvilluar plotësisht. Fotografimi radiologjik është tepër i rëndësishëm për vendosjen e diagnozës. Pikërisht me diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të dhëmbëve mund të kurseni kohë, para dhe situata apo shqetësime të panevojshme. Nëse keni kancer të fshehtë, fotografimi radiologjik i dhëmbëve (radiografia) mund t’ju shpëtojë jetën. Aparaturat radiologjike bashkëkohore lëshojnë shumë pak sasi rezatimi.

Kur është e nevojshme kryerja e filmimit të dhëmbëve?

Stamatologu juaj do t’ju thotë nëse duhet të bëni fotografim panoramik në bazë të gjendjes së dhëmbëve tuaj dhe hapësirës së gojës. Sot, përdoret shumë shpesh filmimi panoramik dixhital, me anë të të cilit mjeku stomatolog merr një pamje të plotë dhe të qartë për të gjithë dhëmbët në gojë, por edhe të kokës, qafës, nofullave, nyjeve dhe sinuseve. Shpesh kjo procedurë stomatologjike përdoret edhe tek fëmijët e vegjël apo adoleshentët, kur duam të shohim se si shkon procesi i rritjes së dhëmbëve, apo nëse ndonjë dhëmb është i bllokuar dhe del me vështirësi, si dhe nëse ka mjaftueshëm hapësirë ndërmjet dhëmbëve, përsa i përket daljes së dhëmbëve të rinj. Tek pacientët e rritur përdoret për të gjetur zonat e prishura të cilat nuk mund të shihen me sy të lirë gjatë kontrollit normal të dhëmbëve, absceset, infeksionet. Gjithashtu përdoret edhe para vandosjes së implantit.

Filmimi panoramik – standard i artë

Sot në të gjitha qendrat dentare në mbarë botën filmimi panoramik 3D, janë një standard i artë për planifikimin dhe përcaktimin e llojit të implantit që do ti përshtatet në mënyrë ideale pacientit.  Një filmim i tillë është i domosdoshëm edhe për pozicionimin e sigurtë të tyrë në vargun e dhëmbëve. Kjo teknologji e fuqishme siguron për një kohë shumë të shkurtërme anë të filmimit panoramik diagnozë të saktë dhe mundësi për procedura të sakta dentare të mëtejshme. Stomatologu ka mundësi të depërtojë në mënyrë virtuale pothuajse në thellësi të nofullës dhe të lëvizë nëpër dhëmbë, të vlerësojë trashësinë dhe dendësinë e kockës si dhe të detektojë keqformime të caktuara të dhëmbëve. Filmimi panoramik 3D është i detyrueshëm kur pacienti ka problem me dhëmbët e impaktuar (të bllokuar), me rrënjë të shtrembëruar dhe strukturë jo të rregullt të dhëmbëve.

Aparati më bashkëkohorë panoramik 3D dixhital Orthophos XG3 që disponon spitali klinik “Acibadem Sistina” mundëson deri në 60% më pak dozë rrezatimi tek pacientët dhe cilësi më të mirë të filmimit. Kjo teknologji siguron filmim panoramik 3D të pacientit me anë të të cilit arrihet diagnozë të saktë dhe mundësi për procedura të sakta dentare. Përveç avantazheve të përmendura, ky aparat mundëson cilësi më të lartë të pamjes filmike në krahasim me aparatet standarde.  Falë kësaj teknologjie të sofistikuar mundësohet filmim edhe i detajeve më të vogla.

Shpërndaj