Qendra urgjente e cila është pjesë e spitalit klinik “Acibadem Sistina” është një nga departamentet kyçe dhe më të rëndësishme të spitalit. Me anë të qendrës së urgjencës, spitali i përmbush plotësisht nevojat për funksionim pa ndërprerje, mundëson cilësi dhe kujdes të plotë shëndetësor, veçanërisht për ata pacientë të cilët janë në gjendje të rrezikshme për jetën dhe kanë nevojë për kujdes të shpejtë shëndetësor që nga momenti i mbërritjes në spital. Dr. Harri Hokocijan, doktor i përgjithshëm, shpjegon se qendra e urgjencës ofron ndihmë mjekësore 24 orë në 7 ditët e javës, dhe ndahet në dy njësi, qendra e urgjencës për të rritur dhe ajo për fëmijë. Temperatura e lartë, të vjellat, diarrea, dhimbjet janë pjesë e problemeve të cilat shkaktojnë panik tek prindërit, veçanërisht nëse ato bëhen më të shpeshta gjatë natës.
Pediatër 24 orë në dispozicion
Qendra urgjente pediatrike i detikohet veçanërisht pacientëve të vegjël (fëmijëve) dhe ndihma shëndetësore ofrohet nga mjekë pediatër të specializuar. Një numër i madh gjendjesh shëndetësore tek fëmijët kërkojnë kujdes apo trajtim urgjent. Temperatura e lartë, të vjellat, diarrea, dhimbjet janë pjesë e problemeve të cilat shkaktojnë panik tek prindërit, veçanërisht nëse ato bëhen më të shpeshta gjatë natës. Ne kemi hapur qendrën më moderne pediatrike me qëllim për të plotësuar nevojat shëndetësore të fëmijëve në momentin kur ata kanë më tepër nevojë.konceptimi i qendrës urgjente pediatrike është i bërë sipas qendrave urgjente të njohura në mbarë botën. Kjo e bën atë qendrën urgjente pediatrike udhëheqëse në të gjithë rajonin. Në kët qndër punon një ekip mjekësh multidisiplinar dhe me përvojë, të cilët mund të trajtojnë të gjitha sëmundjet që lidhen me fëmijët. Çdo gjendje trajtohet në mënyrë individuale, duke bërë të mundur trajtimin më të mirë për çdo fëmijë. Doktorët tanë janë në dispozicion për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja, ata janë këtu për t’ju dhënë këshilla për një kujdes më të mirë ndaj vogëlushëve tuaj.
Qendra urgjente më moderne në rajon
Pjesa që ka për qëllim trajtimin e pacientëve të rritur në përbërjen e saj ka dhe sallë për reanimim, ordinancë kirurgo – internistike, ordinancë gjinekologjike – obstetrike dhe spital ditor ku pacientët në gjendje urgjentë marrin kujdes shëndetësor dhe monitorohen që në momentin e parë të qëndrimit të tyre në spital. Kjo pjesë është e pajisur me aparaturat e duhura mjekësore të cilat janë të domosdoshme për funksionimin normal dhe cilësor. Stafi mjekësor është shumë profesional dhe i trajnuar për të ofruar ndihmën e duhur mjekësore për çdo pacient urgjent pavarësisht nga gjendja dhe sëmundja e pacientit.
Salla e ranimacionit është segmenti më i rëndësishëm i qendrës urgjente. Në këtë sallë menjëherë vendosen pacientët të cilët janë në gjendje të rrezikshme për jetën dhe menjëherë marrin kujdesin e duhur. Zakonisht, gjatë intervenimit tek këta pacientë, në procedurën e reanimacionit marrin pjesë edhe ekipe mjekësore të departamentit të kujdesit intenziv dhe reanimacionit, si dhe të departamentit të kardiologjisë. Qendra e urgjencës është e lidhur drejtpërdrejtë me radiologjinë, duke bërë të mundur diagnostikimin e shpejtë me anë të RTG, EKOS, TM dhe RM të cilat zakonisht janë të domosdoshme për trajtimin e pacientëve në qendrën e urgjencës.
Në spitalin ditorë pacientë qëndrojnë për një periudhë të caktuar, domethënë, qëndrimi i tyre është deri në momentin e stabilizimit të gjendjes shëndetësore të pacientit. Gjatë qëndrimit, tek këta pacientë zbatohen procedurat diagnostikuese dhe intervenimet e nevojshme, marrin terapinë e duhur, monitorohen në mënyrë të rregullt dhe në bazë të gjendjes së tyre merren masat për hospitalizimin e tyre në departamentin e duhur apo për lëshimin e tyre nga spitali nëse gjendja e tyre shëndetësore është e përmirësuar dhe nuk kërkon trajtim shëndetësor. Për çdo pacient që qëndron në spital ditorë rregullisht ruhen të gjitha dokumentacionet mjekësore në të cilat vendosen të gjitha raportet dhe rezultatet e procedurave diagnostikuese dhe analizave, si dhe të trajtimeve terapeutike të kryera në spital. Spitali ditor ka në dispozicion 7 shtretër, të ndara në bokse të veçanta për çdo pacient më vete. Dr. Hokocijan thotë se gjendjet urgjente për të cilat ju menjëherë duhet të kërkoni ndihmë mjekësore janë: infarktet, goditjet në tru, insuficienca akute kardio-respiratore, lëndimet nga rëniet apo aksidentet automobilistike, djegiet, reaksionet alergjike, temperatura e lartë, të vjellat afatgjata.