Si ti luftoni më lehtë infeksionet e zorrëve

“Temperaturat e larta kontribuojnë në përhapjen më të lehtë dhe më të shpejtë të baktereve, viruseve dhe parazitëve në zorrë, të cilat sulmojnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël tek të cilët ende nuk është zhvilluar sistemi imunitar”.

Arsyeja më e shpeshtë përse prindërit i sjellin fëmijët e tyre në klinikë janë infeksionet. Përqindja më e madhe e këtyre infeksioneve janë  infeksionet respiratore virale. Por kur bëhet fjalë për periudhën e verës, vendin kryesorë e zënë infeksionet virale të zorrëve. Temperaturat e larta kontribuojnë në përhapjen më të lehtë dhe më të shpejtë të baktereve, viruseve dhe parazitëve në zorrë, të cilat sulmojnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël tek të cilët ende nuk është zhvilluar sistemi imunitar, por sigurisht edhe të rriturit. Rreziku i shfaqjes së infeksioneve të zorrëve është edhe më i madh gjatë udhëtimeve dhe pushimeve verore, pasi është më e vështirë që të krijohen kushtet e duhura higjenike” – tha Dr. Satanka Tançeva Kërstevska, pediatre.

Çfarë i shkakton?

Shkaku më i zakonshëm për shfaqjen e infeksioneve verore të zorrëve janë viruset e verës. Vendin kryesor e zënë enteroviruset, ndër të cilat rota virus. Menjëherë pas tij vijnë adenoviruset të cilat gjithashtu janë shkaktarë të shpeshtë të infeksioneve në zorrë gjatë periudhës së verës.  Këto shkaktarë zakonisht kanë rrugë feko-orale dhe zakonisht fëmijët i marrin nëpërmjet konsumit të frutave dhe perimeve të cilat nuk janë larë mirë, ujit të ndotur dhe ushqimeve termikisht të papërpunuara, nëpërmjet duarve të pista dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me personat e infektuar. Ato trnasmetohen me shumë shpejtësi edhe tek anëtarët e tjerë të familjes apo në bashkësi kolektive.  Periudha e inkubacionit është e shkurtër, një deri në dy ditë.

Dhimbje, të vjella, diarre

Infeksionet e zorrëve zakonisht shfaqen në gjendje akute dhe të shpejtë, me dhimbje barku të mprehta, të përhapura të cilat e mundojnë së tepërmi fëmijën. Shpesh shfaqen të përzjera ose të vjella, jashqitje të holla me ose pa prani të mukusit ose gjakut. Një simptomë e shpeshtë shoqëruese është febriliteti. Fëmija është tepër i brishtë dhe i dehidratuar për shkak të humbjes së lëngjeve të trupit dhe elektroliteve (natrium, kalium …) nëpërmjet të vjellave dhe diarresë, të cilat janë veçanërisht të nevojshme për funksionimin normnal të organizmit.

Bëni kujdes që fëmija të mos dehidratohet

Fëmija i dehidratuar është i pafuqishëm, i përgjumur, ndonjëherë edhe nervoz, nuk ka fuqi për tu ngrënë dhe për të pirë dhe zakonisht duket tepër i rraskapitur. E gjithë kjo ndodh për shkak të inflamacionit të mukozës gastro-intestinale nga ndikimi i lëndës në zorrë. Nga këtu duhet të theksohet rëndësia e madhe për fillimin sa më të shpejtë për rehidratimin dhe zëvendësimin e lëngjeve të humbura dhe elektroliteve, veçanërisht kur bëhet fjalë për infeksion të zorrëve tek fëmijët. Mënyra më e mirë është natyrisht dehidratimi me anë të gojës, duke filluar menjëherë dhënien e elektroliteve të përgatitura, ngadalë, gradualisht, dhe nëpërmjet gojës. Në këtë mënyrë, aktivizohen zorrët e inflamuara me anë të të cilave nis edhe procesi i rehidratimit, rikthimi i tyre në funksion normal, të mbledhjes së ushqimit dhe lëngjeve. Sigurisht, nëse dehidratimi i trupit të fëmijës është në një shkallë më të lartë dhe është e pamundur për tu rehidratuar nëpërmjet rrugës orale, atëherë bëhet rehidratimi intravenoz.

Si ta ndihmoni fëmijën

Viruset e zorrëve zakonisht kalojnë pa ndërlikime dhe shpesh nuk kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Nëse fëmija juaj ka simptoma të virusit të zorrëve, mbajeni  atë në shtëpi dhe të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me rehitdratimin me anë të gojës, gjë e cila do të plotësojë lëngjet e humbura dhe elektrolitet si dhe do të parandalohet dehidratimi i mëtejshëm. Jepni ushqime të lehta që nuk do të irritojnë mukozën e stomakut dhe të zorrëve tashmë të irrituar (banane, oriz, patate, mollë e pjekur …). Këto ushqime janë më të lehta për tretur, përmbajnë kalium dhe elektrolite të cilat fëmija i humbet me anë të diarresë, karbohidrate si burim energjie dhe përmbajnë pektin dhe substancave të tjera që përmirësojnë tretjen dhe thithjen e lëngjeve në zorrë. Duhet të shmangen disa ushqime të caktuara (qumështi, produktet e qumështit dhe ëmbëlsirat,  akullore, lëngje, kek, torta) të cilat  mund ta përkeqësojnë  dhe ta zgjasin  diarrenë.

Pushim dhe probiotikë

Fëmija ka nevojë për pushim, pasi është i rraskapitur nga vetë infeksioni , febriliteti dhe humbja e lëngjeve dhe elektroliteve. Pushimi ndihmon në mbrojtjen natyrale të organizmit nga kërcënimi i infeksionit. Tepër e rëndësishme është edhe marrja në kohë e probiotikëve, të cilët ndihmojnë për të përballuar më lehtë infeksionin e zorrëve dhe ndikojnë pozitivisht në organizëm. Normalizojnë balancimin e humbur të mikroflorës së zorrëve në organizëm, duke ndihmuar kështu në reduktimin e diarresë dhe normalizimin e jashtëqitjeve tek fëmija i prekur nga ky infeksion.

Si të parandaloni përhapjen e infeksionit

Para së gjithash duhet të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë me personat e infektuar (të mos ndani ushqimin apo enët e ushqimit). Duhet të lahen dhe dezinfektohen duart, WC-ja, dorezat e dyerve, dhe sipërfaqe të tjera pas çdo nxjerrje ushqimi (të vjelle) dhe pas çdo jashtëqitje (diarreje). Mbani fëmijët në shtëpi të paktën 2-3 ditë pas episodit të fundit të nxjerrjes së ushqimit apo diarresë, nëse është e mundur disa ditë më shumë.

Ushqimi me gji – mbrojtja më e mirë kundër viruseve të verës

Këtu do të theksonim rëndësinë e dhënies së qumështit të gjirit  tek foshnjat. Qumështi i gjirit është i pasur me antitrupa të gatshme kundrejt rota virusit dhe virozave të zorrëve, prandaj është mbrojtja më e mirë për foshnjën tuaj gjatë periudhës të verës kur viruset e zorrëve  kërcënojnë në çdo hap të fëmijës tonë.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku pediatër

Në situatat e mëposhtme rekomandohet që të paraqiteni tek mjeku pediatër:

• Në rast të nxjerrjes së vazhdueshme të ushqimit dhe diarresë e cila nuk përmirësohet pavarësisht nga masat e marra për rehidratim oral
• Nëse simptomat zgjasin më shumë se 6-7 ditë dhe nuk ka përmirësim të gjendjes
• Shfaqja e simptomave të tjera, jashtë manifestimit viral të zorrëve
• Shfaqja e gjakut në mukozë dhe jashtëqitje
• Nëse bëhet fjalë për infeksion të zorrëve tek fëmija me një sistem të ulët imunitar – organizëm të imunokompromituar.

 

Shpërndaj