Cilët janë faktorët e rrezikut të kancerit të gjirit?

Vdekshmëria nga karcinomi i gjirit edhe në Maqedoni dhe në botën është në vendin e parë, ndërsa numri i të sëmurëve rritet çdo vit. Sipas hulumtimeve Maqedonia është një prej vendeve të rralla në Evropë ku vdekshmëria nga kanceri është rritur për rreth 9 përqind në 15 viteve të fundit, ndërsa sipas numrit të rasteve të vdekjes nga kanceri Maqedonia është në vendin e tretë në Evropë.

Të dhënat statistikore në vendin tone tregojnë se trendet e njëjta nga Evropa vlejnë edhe për gratë në vendin tone lidhur me rritjen e incidencës së të sëmurëve nga karcinomi i gjirit.

Incidenca e karcinomit të gjirit është në rritje. Thjesht, çdo grua e tetë është pacient potencial me karcinom në gji”, thotë Dr. Deva Petrova, onkolog- radioterapeut në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

Mjekët theksojnë se për shkak të numrave, edhe më e rëndësishme është që të ngritet vetëdija te popullata se zbulimi I hershëm I sëmundjes është shumë i rëndësishëm për trajtimin e saj dhe për rritjen e mundësisë për mbijetesë disavjeçare.

“Si për çdo sëmundje malinje, ashtu edhe për karcinomin e gjirit me rëndësi të madhe është zbulimi i hershëm i sëmundjes. Pacientet në fazën e pare dhe të dytë të sëmundjes kur sëmundja është lokalizuar në gjirin dhe është e përhapur në një numër të vogël të nyjeve limfatike kanë shans më të madh për shërim për dallim nga pacientet në fazën më të avancuar të sëmundjes. Përqindja e mbijetesës nga 5 vite ulet me rritjen e fazës së sëmundjes”, tha Dr. Petrova.

Gjëja më kryesore për zbulim të hershëm të sëmundjes është kryerja e kontrolleve të rregullta ose skrining te gratë  me kontroll me ultrazë ose mamografi pas moshës 40 vjeçare.

Gratë me peshë trupore më të madhe janë me të rrezikuara

Shkenca ende nuk e ka përgjigjen për shkakun e shfaqjes së kancerit në gji dhe pse ekzistojnë disa faktorë të rrezikut që mund të kontribuojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje.

Rreziku nga kjo sëmundje rritet me moshën e gruas, më shpesh paraqitet te gratë pas moshës 50 vjeçare, ndërsa tek 25 përqind paraqitet nën moshën 50 vjeçare, ndërsa tek 5 përqind sëmundja paraqitet në moshën nën 35 vjeç.

Mes faktorëve të rrezikut për shfaqjen e kancerit në gji para se të gjithash është predispozita gjenetike, pastaj terapia hormonale me estrogjen, ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues. Rrezik më i madh për shfaqjen e kësaj sëmundjeje ka te gratë me peshë më të madhe ose te gratë që nuk kanë lindur. Hulumtimet më të reja tregojnë të dhëna edhe për mënyrën e jetës, si duhanpirja, konsumimi i alkoolit, aktiviteti i ulët fizik se rrisin rrezikun nga shfaqja e këtij karcinomi”, thotë Dr. Petrova.

Nevojitet një qasje multidisiplinare në trajtimin

Përveç zbulimit të hershëm të sëmundjes është e nevojshme një qasje multidisiplinare në vendosjen e diagnozës deri në përcaktimin e terapisë adekuate për shërimin e saj. Për qasje të tillë tentohen mjekët dhe shoqatat e pacientëve që konsiderojnë se duhet të ketë qendra të veçanta për trajtimin e kancerit të gjirit, ku personat e sëmurë do të kenë mundësi që në një vend t’i bëjnë të gjitha ekzaminimet diagnostike për ta marrë terapinë adekuate.

Nëse sëmundja zbulohet në fazën e hershme, trajtimi fillon me operacion kirurgjikal, dmth. me mënjanimin e indit të sëmurë. Trajtimi i mëtutjeshëm mund të përfshijë përdorimin e kimioterapisë, terapisë hormonale ose terapisë rrezatuese, sipas rezultateve të gjetës histopatologjike pas operacionit. Nëse bëhet fjalë për tumor më të madh ose për nyje limfatike në sqetullat që klinikisht janë palpabile, trajtimi mund të fillojë me kimioterapi, dhe pastaj të bëhen operacioni dhe trajtimi me terapi rrezatuese.

Terapia rrezatues nënkupton përdorimin e rrezeve jonizuese në trajtimin e pacientit me kancer. Ky lloj trajtim është lokal ndërsa qëllimi është që të arrihet kontrolli lokal i sëmundjes ose ndalimi i paraqitjes së përsëritur të sëmundjes në gji ose nyjet limfatike regjionale përmes ndalimit të shumëzimit të qelizave kancerogjene, dhe të mbrohet indi i shëndosh përreth dhe zemra, veçanërisht gjatë rrezatimit të gjirit të majtë. Pjesa më e madhe e njerëzve janë njohur me rrezatimin e jashtëm dhe është mënyra më e përdorur në trajtim. Rrezatimi i jashtëm, funksionon në mënyrën e fokusimit të  rrezeve drejtpërdrejtë në pjesën e gjirit ku është lokalizuar karcinomi ndërsa burimi i rrezatimit është në një distancë të caktuar nga pacienti.

Nëse trajtohen në mënyrë adekuate edhe pacientet me metastaza jetojnë

Mjekët onkologë tregojnë se kjo degë mjekësore vazhdimisht hulumtohet dhe zbulohen barna të reja që do t’i përmirësojnë rezultatet e trajtimit. Regjimi i trajtimit të karcinomit në gji, përveç kimioterapisë standarde përfshin edhe terapinë biologjike dhe të qëllimshme. Por jo të gjithë paciente janë kandidate për këtë lloj të terapisë.  Sipas onkologët trajtim i suksesshëm i sëmundjes dhe vazhdim i jetës së këtyre pacienteve ku sëmundja ka zhvilluar metastaze është i mundshëm duke fale terapisë së kombinuar.

“Në praktikën e përditshme klinike të Departamentit të Onkologjisë dhe radioterapisë pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” në dispozicion për pacientët është terapia më bashkëkohore për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Kjo është një sëmundje që mund të trajtohet në mënyrë të suksesshme nëdersa me rëndësi të madhe është zbulimi i hershëm, trajtimi adekuat dhe mbështetja psikologjike e pacientit, si nga ekipi mjekësor ashtu edhe nga familja dhe shoqëria”, tha Dr. Petrova.

 

 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura