10 pyetje dhe përgjigje në lidhje me veshkat

Veshkat përpunojnë 200 litra gjak në ditë, ndërkohë që “produkti” i tyre përfundimtar  është  1.5 litër  urinë. Veshkat janë “stacioni “ i përkryer për filtrimin e gjakut dhe çlirimin e trupit nga toksinat e shumta.  Për pyetjet më të shpeshta në lidhje me reagimin e veshkave, përgjigje morëm nga Dr. Ljupço Stojkovski, nefrolog.

Veshkat përpunojnë 200 litra gjak në ditë, ndërkohë që “produkti” i tyre përfundimtar  është  1.5 litër  urinë. Veshkat janë “stacioni “ i përkryer për filtrimin e gjakut dhe çlirimin e trupit nga toksinat e shumta.  Për pyetjet më të shpeshta në lidhje me reagimin e veshkave, përgjigje morëm nga Dr. Ljupço Stojkovski, nefrolog.

Çfarë janë veshkat?

Shpesh e përdorim shprehjen i mbrojtur si “veshka në dhjam”. Po, është pikërisht kështu, veshkat janë dy organe të cilat kanë formën e fasules (kanë madhësinë e një grushti), janë organe vitale relativisht të vogla.  Veshkat gjenden në pjesën e pasme të organeve të barkut, janë të mbështjella  nga dhjami, dhe janë të vendosura muskulaturën e fortë të pjesës së poshtme të shpinës. Ato janë një pjesë qëndrore dhe funksionale e sistemit urinar. Veshkat janë organe çift, nëse njëra veshkë “dështon” ose funksioni i saj reduktohet, atëherë veshka tjetër ndërmer funksionin e të dyja veshkave dhe funksionon pa asnjë pasojë shëndetësore.  Njësia bazë e funksionit të veshkave  janë“nefronet” të cilat gjenden nga një million në çdo veshkë. Nefroni është një lëmsh kapilarësh të gjakut në të cilët ndodhë filtrimi I gjakut, më pas ndiqet nga një system kompleks kanalesh të të cilët riabsorbohet ( kthehet prapa në trup) gjithçka që është e vlevshme , dhe ka arritur ta kalojë filtrin.  Kjo do të thotë se veshkat si organ janë shumë të “zgjuara” dhe “kursimtare” pasi nuk lejojnë asnjë gram lëng të humbasë kotë.

Cili është funksioni i tyre?

Veshkat kryejnë shumë funksione të rëndësishme dhe të komplikuara. Ato përpunojnë 200 litra gjak në ditë, ndërkohë që “produkti” i tyre përfundimtar  është  1.5 litër  urinë. Veshkat janë “stacioni “ i përkryer për filtrimin e gjakut dhe çlirimin e trupit nga toksinat e shumta, si dhe rregullojnë balancën e lëngjeve dhe mineraleve në trup.  Përveç këtij funksioni vital,  veshkat luajnë një rol të rëndësishëm  në rregullimin e presionit të gjakut, korrigjimit të aciditetit në trup, në prodhimin e metabolizmit të shumë hormoneve (erythropoietin, calcitonin, renin), si dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në termorregullimin e trupit.  Veshkat janë një “dirigjent” tepër i rëndësishëm,  dhe rregullatorë të shumë funksioneve në organizmin e njeriut.  Veshkat harmonizojnë mjedinin e brendshëm dhe lëngjet e trupit, në mënyrë që të mund të funksionojë çdo qelizë e trupit tonë.

Çfarë është sëmundja e veshkave dhe cilat janë simptomat?

Një numër I madh sëmundjesh mund ta pengojnë funksionin e veshkave dhe ti dëmtojnë ato përgjithmonë. Sëmundjet më të shpeshta janë inflamacioni dhe guri në veshka, por sot, sëmundjet më të zakonshme të veshkave janë ato sëmundje, burimi I të cilave nuk vjen nga veshkat. Këto janë dy sëmundje të cilat I quajmë “plagë” të shekullit XXl: sëmundja e sheqerit dhe presioni i lartë i gjakut.  Pikërisht për këtë arsye, pacientët të cilët vuajnë nga këto dy sëmundje, duhet ti kushtojnë vëmendje të veçantë funksionit të veshkave. Sëmundja e veshkave është tinzare, fillimisht shfaqet në formë të “heshtur” pa shfaqur asnjë problem, duke shkaktuar çrregullim të funksionit të tyre, dhe në fund të fazës së sëmundjes, shfaq “fytyrën” e saj të vërtetë, duke e dëmtuar funksionin e tyre në mënyrë të perhershme dhe të pakthyeshme.  Shpesh, fillimi I kësaj sëmundje manifestohet me shfaqje të presionit të lartë të gjakut, ënjtje në trup, urinim të shpeshtë dhe etje.  Kur të ketë arritur në fazë të rëndë, kjo sëmundje manifestohet me humbje të fuqisë, mungesë të oreksit, ndryshim të ngjyrës së lëkurës, kruarja dhe ënjtje në të gjithë trupin.

Cilët janë faktorët e rrezikut  të cilët ndikojnë mbi veshkat tona?

Ekziston një numër i madh i faktorëve të rrezikut të cilët ndikojnë në dëmtimin e veshkave, si diabeti, presioni I lartë I gjakut, prania e infeksionit urinar, prania e gurëve në veshka, pirja e duhanit, mbipesha, ushqimet e kripura dhe me yndyrë.  Në fakt, të gjitha sëmundjet kardiovaskulare dhe arteroskleroza, janë një rrezik faktorësh për shfaqjen e sëmundjes së veshkave.  Nuk duhet të harrojmë edhe efektet toksike në veshka, siç është abuzimi me ilaçet dhe drogën, si dhe mostrajtimi I sëmundjeve kronike të fytit, kyçeve, traktit digjestiv, etj.

Ekzaminimet e detyrueshme për kontrollin e funksionit të veshkave

Fnksioni i veshkave dhe shëndeti i tyre  mund të kontrollohet shumë thjeshtë, me anë të analizës së gjakut dhe urinës. Matjet e rregullta të presionit të gjakut, sheqerit, yndyrës  dhe kreatininës në gjak,  e pasqyrojnë më mirë rrezikun e mundshëm të shëndetit të veshkave. Veshkat janë “stacioni “ i përkryer i  filtrimit të gjakut dhe ka përqëllim çlirimin e trupit nga toksinat e shumta gjatë funksionit të tyre.

Çfarë do të thotë prania e gurit në veshka dhe si formohet ai?

Gurët në veshka janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjes së veshkave.  Ato zakonisht shfaqen si rezultat I predispozicionit gjenetik (faktorit të trashëguar), por shpesh lidhen edhe me praninë e infeksionit kronik në traktin urinar, me çrregullimet e metabolizmit të kalciumit, fosforit dhe uratit. Shpesh, nga gurët në veshka vuajnë personat të cilët janë bartës të faktorit të trashëguar të krijimit të tyre, por si faktor I rëndësishëm I rrezikut të krijimit të tyre është edhe mungesa e pirjes së mjaftueshme të lëngjeve, veçanërisht mungesa e ujit, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi I pasur me kripëra dhe proteina.

Çfarë ndodh në rast se kemi dëmtim të plotë të veshkës?

Mundësia e vetme, nëse mund ta quajmë “shansi” i vetëm  në rast se veshkat dështojnë plotësisht, është përdorimi i mjekësisë moderne, e cila  që nga mesi i viteve 60 të shekullit të kaluar, ka një zgjedhje për këtë problem shëndetësor, që është zëvendësimi me veshkë artificiale,  në gjuhën mjekësore njihet si “dializa”.

Kur kryhet transplatimi i veshkës?

Zgjedhja më e mirë për pacientët të cilët kanë dështim të plotë të veshkës, është transplatimi  I veshkës (transplatimi renal).  Dhurues I veshkës mund të jetë një anëtar i afërt i familjes së pacientit ose personi I lidhur emocionalisht (bashkëshorti/ja).  Në botë  aplikohet transplatimi i organeve dhe indeve  nga personat të cilët kanë ndërruar jetë për shkak të infaktit në tru. Transplatimi i veshkës është rehabilitimi më i mirë për këta pacientë, dhe kjo gjë duhet të kryhet sa më shpejtë të jetë e mundur.  Teknika e transplatimit të veshkës është një procedure rutinë dhe standarde me një numër shumë të vogël komplikimesh.  Duhet të kryhet nga një ekip kirurgësh me përvojë – urologë, nefrologë, anesteziologë, dhe një numër të madh safi i cili do të jap ndihmën e tij.  

Si ti ruajmë veshkat?

Shëndeti I veshkave është pjesë e shëndetit të përgjithshëm.  Nëse jetojmë dhe ushqehemi në mënyrë të shëndetshme, atëherë edhe veshkat do të jenë të shëndetshme dhe
do të funksionojnë siç duhet. Aktiviteti i rregullt fizik, ushqimi me pak kripë dhe pak yndyrë, presioni i gjakut në norma normale (120/80 mmHg), kontrolli i peshës trupore, si dhe ndërprerja e pirjes së duhanit, janë hapat bazë për ruajtjen e veshkave në gjendje të shëndetshme, por jo vetëm, në këtë mënyrë do të kemi një organizëm të shëndetshëm në përgjithësi. 

Çfarë është hemodializa dhe si aplikohet?

Për momentin, dializa është metoda e vetme e cila e zëvendëson funksionin e një organi njerëzor – veshkave. Deri tani asnjë organ nuk mund të zëvendësohet në mënyrë artificiale. Pikërisht për këtë arsye dializa është metodë e cila zëvendëson me sukses funksionin e veshkave. Ekzistojnë dy lloje të dializës, hemodializa e cila nënkupton pastrimin e gjakut, duke përdorur një aparat filtrues, por edhe një mënyrë më natyrale për pastrimin e gjakut nëpërmjet hapësirës së stomakut e cila quhet dializë peritoneale.  Të gjithë pacientët të cilët duhet të trajtohen me dializë duhet të jenë të informuar saktësisht në lidhje me modelin e dializës në mënyrë që të mund të bashkëpunojnë në kohë me mjekun nefrolog, dhe të aplikojnë modelin më të përshtatshëm për ta. Sot, dializa teknologjikisht është shumë më e përparuar, dhe pacientët të cilët trajtohen me dializë punojnë dhe funksionojnë pothuajse në mënyrë të njejtë me personat e shëndetshëm, dhe mbijetojnë mbi 20 vjet me dializë.  Prandaj, nuk duhet të ekzistojë ndjenja e frikës tek këta persona të cilët duhet të trajtohen me veshkë artificiale.

KUJDESUNI NDAJ VESHKAVE, NË MËNYRË QË ATO TË KUJDESEN PËR JU!

Shpërndaj