Përse mund të shfaqet astma në pranverë?
Pulmoalergologët parashikojnë raste të reja të astmës çdo pranverë. Kjo ndodh për shkak të lidhjes ndërmjet alergjisë dhe astmës. Alergjitë shpesh janë shkaqe të zhvillimit të astmës, dhe ne jemi më të prekur nga alergjitë në stinën e pranverës.
Gjatë gjithë vitit njerëzit përballen me vështirësi, disa prej tyre të shkaktuara nga alergenet e thithura.
Mos u bëni viktima të ngjyrës së bronztë
Doktorët janë të njëzëshëm – Solari nuk ka anë të veta pozitive. Sipas mjekëve, rrezatimi në solar, është më i rrezikshëm madje edhe nga marrja e rrezeve të diellit në mesditë, atëherë kur rrezet e diellit janë më të forta. Mos harroni, solari është shkaktar i plakjes më të hershme të lëkurës, si dhe i kancerit në lëkurë! Sipas një studimi të kryer, në të cilin ishin përfshirë 4000 persona, është vërtetuar se për personat të cilët bëjnë solar para moshës 35 vjeçare, rreziku për shfaqjen e melanoma malinjë është madje 75% më i lartë. Ka një supozim të gabuar se solari është një mënyrë e shëndetshme për ti dhënë ngjyrë trupit tuaj.
Gjithçka për lëkurën
Lëkura është organi më I madh I trupit tonë I cili gjatë jetës ndryshon. Lëkura rigjenerohet përafërsisht çdo 27 ditë. Është I nevojshëm trajtim I përshtatshëm për shëndetin dhe vitalitetin e lëkurës.
Cilat janë nevojat e përditshme për lëkurën tonë? Është lehtë t’a kapërceni një gotë ujë pa pirë gjatë ditëve tuaja të ngarkuara apo të mos e lani fytyrën para se të shkoni në shtrat. Por me kalimin e kohës këto vese të këqija do ta paguajnë gjobën e tyre. Ja se për çfarë ka nevojë këkura juaj çdo ditë:
3 mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë për zbulimin e hershëm të kancerit
Ja një e vërtetë: nëse e zbulojmë dhe e diagnostikojmë kancerin që në fillim, do të mund të shpëtojmë jetë të panumërta.
Do të marrim si shembull kancerin në zorrën e trashë. Polipet kanë nëvojë për më shumë se 10 vjet që të kalojnë në kancer. Diagnostikimi i hershëm i tyre, mund të parandalojë vërtet zhvillimin e kësaj sëmundje. Për shembull, një studim i bërë kohët e fundit vuri në dukje se kolonoskopia mund të parandalojë zhvillimin e kancerit në zorrën e trashë afërsisht në 40% të rasteve. Por 70% e njerëzve të moshës 50 vjeçare përgjithësisht nuk bëjnë kolonoskopi. Këto fakte janë të vërteta edhe për format e tjera të sëmundjes. Kur bëhet fjalë për kancer, zbulimi i tij i hershëm është padyshim forma më e mirë për parandalimin e zhvillimit të tij.
5 mitet për shtatzëninë dhe peshën trupore
Nëse jeni shtatzënë, gjatë gjithë kësaj periudhe do të dëgjoni histori të ndryshme në lidhje me njohjen e gjinisë së bebit tuaj, madje dhe truke për lindje më të lehtë. Por, veçanërisht duhet të jeni të kujdesshëm me mitet në lidhje me shtimin e peshës tuaj trupore gjatë shtatzënisë.
Përse? Sepse mbajtja e një peshë të shëndetshme të trupit, është e rëndësishme për zvogëlimin e rrezikut të diabetit gestacional i cili ndodh vetëm gjatë periudhës së shtatzënisë, i cili mund të shkaktojë probleme me tensionin e gjakut, madje edhe lindje të parakohëshme.