Teknika për ripërtëritje

Sytë janë pasqyra e shpirtit, por fytyra dhe lëkura e ushqyer, janë pasqyra e shëndetit. Çdokush admiron kur shikon një fytyrë të shëndetshme dhe të ushqyer, veçanërisht kur bukuria është natyrale pa shumë makiazh. Kjo është ëndrra më e madhe e çdo gruaje.Por, shqetësimet fillojnë me shfaqjen e simptomave të para të plakjes – zvogëlimi i volumit të buzëve, rrathët e errëta poshtë syve, rrudhat rreth buzëve, syve dhe qafës.

 Nëse nuk i kushtoni vëmendje dhe nuk ndërhyni gjatë shenjave të para të plakjes, këto pjesë të fytyrës fillojnë të relaksohen dhe fillon shfaqja e rrudhave. Rrudhat veçanërisht zhvillohen në atë vende ku memika është më e theksuar, rreth syve dhe buzëve.