Dhëmbët dhe sinuset
Dhëmbët e sëmurë në nofullën e sipërme në segmentet anësore mund të jenë në nga shkaqet për infektim të sinuseve maksilar. Kjo ndodh për shkak të faktit se zbrazëtirat e sinuseve janë të lidhura ngushtë me dhëmbët dhe gojën. Për lidhshmërinë mes dhëmbëve dhe sinuseve biseduam me dr. Andrejço Gërnçarovski, kirurg oral.
Sinuset maksilar janë sinuset më të mëdhenj paranazal, të cilët gjenden në nofullën e sipërme, duke marrë pjesë në ndërtimin e zbrazëtirës së syve, hundës dhe gojës. Sinusiti maksilar zakonisht është shkaktuar nga infektimi i hundës, por gjithashtu, infektimi mund të ndodh edhe nga dhëmbët jo të sanuar. Prandaj, kontrollet e rregullta stomatologjike janë të domosdoshme që me kohë të diagnostifikohet dhe të mjekohet infektimi i sinusit maksilar.