Dr. Deva Petrova për luftën me kancerin në departamentin për onkologji dhe radioterapi në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”

Na motivon buzëqeshja e pacientëve

Ju lutem prisni edhe pak,  dua ta shikoj edhe një herë babain tuaj para se të largohet, – i’u  me një buzëqeshje të ngrohtë Dr. Deva Petrova, Shefe e  Onkologjisë dhe Radioterapisë  në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” familjes së pacientit që sapo kishte mbaruar me kimioterapinë.

Ajo është imazhi i parë që na përshëndeti në departamentin e ri të kimioterapisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ku përveç bluzave të bardha të doktorëve dhe personelit mjekësor , nuk do ta kuptoni se ndodheni në spital.

Dhomat për kimioterapi janë të ndritshme dhe të mobiluara në mënyrë moderne dhe në to mund të akomodohet pacienti sëbashku me një shoqërues.