Inflamacion i pankreasit

Pankreasi është organ i cili gjendet prapa stomakut në pjesën e sipërme të barkut. Funksioni i tij është thelbësor për ndarjen e ushqimit dhe për rregullimin e metabolizmit të sheqerit në gjak.  Kjo sëmundje mund të manifestohet si gjendje relativisht e lehtë klinike, deri në komplikime të rënda të cilat mund të vënë në rrezik jetën. Inflamacioni i pankreasit mund të jetë akut, i cili ndodh papritur dhe mund të zgjasë me ditë, mund të jetë kronike dhe mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë.