Lëkura regjistron çdo minutë të ekspozuar në diell
Kripa e detit, ekspozimi i gjatë dhe i papërshtatshëm ndaj diellit, në kombinim me lëkurën e bardhë dhe të ndjeshme, shkakton dehidratim, humbje të elasticitetit dhe në këtë mënyrë vjen përshpejtimi i dëmtimit dhe plakjes së qelizave në shtresën epidermike të lëkurës. Lëkura në pjesën e fytyrës regjistron çdo minutë të ekspozuar në diell. Shenjat e para të dukshme të plakjes vërehen në pjesën e fytyrës dhe të dekoltesë. Por asnjëherë nuk është vonë që të filloni me luftën kundër plakjes. Nëse nuk doni që në vjeshtë të vëreni rrudha dhe njolla të reja të ‘fituara’ gjatë muajve të verës, lexoni me kujdes këshillat e përgatitura për ju nga ekipi i departamentit të dermatologjisë në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.