Perimet– aleate të shëndetit

Perimet janë burime të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Perimet përmbajnë substanca të cilat ndihmojnë në parandalimin apo luftimin e sëmundjeve të zemrës, të kancerit, të diabetit, artritit, presionit të lartë të gjakut, mbipeshës, plakjes së parakohëshme, rrudhave në fytyrë, etj. Ja përse i’a  vlen të përmendim disa nga arsyet përse duhet të konsumojmë një pjesë të mirë të tyre çdo ditë.

Pesë komplikime serioze të cilat mund të shfaqen gjatë përdorimit jo racional të antibiotikëve

Pirja e antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, mund të shkaktojë pasoja të cilat me siguri as që i keni menduar. A e dini se përdorimi i tyre në mënyrë të papërshtatshme apo të panevojshme, mund të shkaktojë dëmtim të veshkave si dhe dëmtime serioze të mëlçisë?

Antibiotikët janë ilaçe të cilat ndikojnë me sukses në trajtimin e baktereve. Por, ato ndikojnë me suskses vetëm nëse merren me rekomandimin e mjekut dhe në dozën e duhur. Në të kundërt, ato mund të jenë krejtësisht të padobishëm, madje, mund të shkaktojnë edhe komplikime të tjera shëndetësore. Mos harroni se, antibiotokët nuk janë ilaçe të cilat i pini kur ju dhemb koka apo kur keni temperaturë. Shpesh ndodh që nënat ti japin antibiotik fëmijës, kur vërejnë se fëmija ka temperaturë, por temperaturë nuk shfaqet vetëm si rezultat i infeksionit bakterial, prandaj ky vendim është i paqëndrueshëm.