Inflamacioni i valvulave të zemrës

Endokarditi është inflamacion ose infeksion në sipërfaqen e brendshëm të zemrës, i cili mund të përfshijë një apo më shumë valvula si dhe struktura të tjera. Sipas Prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, endokarditi shpesh shkaktohet nga baktere të cilat jetojnë në lëkurë, në brendësi të traktit digjestiv, ose në traktin urinar.