Dehidratimi tek pacientët me kancer
Dehidratimi është humbja e tepërt e lëngjeve në trup, gjë e cila ndodh si rezultat i marrjes së pamjaftueshme të lëngjeve në organizëm. Është tepër e rëndësishme që të parandalohet dehidratimi tek pacientët me kancer, pasi gjatë trajtimit ata kanë efekte anësore si: të vjella, temperaturë, diarre, të cilat për një kohë të shkurtër mund të shkaktojnë humbjen e tepërt të lëngjeve në organizëm. Kjo gjendje nuk duhet të neglizhohet për shkak se mund të ketë efekte të rrezikshme për jetën.
Simptomat e tumorit në tru
Tumori në tru është një masë e qelizave abnormale (jo normale) të cilat rriten dhe përhapen në tru. Ekzistojnë lloje të ndryshme të tumorit, disa prej tyre janë beninje dhe disa të tjera malinje. Tumori mund të fillojë të zhvillohet në tru ose të përhapet nga truri në pjesë të tjera të trupit (metastaza e trurit). Çdo tumor zhvillohet në mënyrë të ndryshme, dhe simptomat të cilat manifestohen varen nga presioni i shkaktuar nga rritja e tyre, apo nga vendi në të cilin rritet. Cilat janë simptomat të cilat manifestohen nga tumori në tru, përgjigje morëm nga Dr. Jovica Ugrinovski, neurokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.