Neuroliza – trajtimi i dhimbjeve tek sëmundjet malinje

Një nga simptomat më të zakonshme që kanë pacientë me sëmundje malinje të lokalizuar në abdomen (bark) është dhimbja e vazhdueshme dhe e padurueshme në pjesën e sipërme të barkut dhe të shpinës. Dhimbja e cila nuk pushon, është një problem serioz dhe dëmton cilësinë e jetës tek këta pacientë. Prof. Dr. Zoran Trajkovski, specialist në radiologji në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon procedurën e neurolizës e cila përdoret për trajtimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje malinje.