Trajtimi mikrokirurgjikal i hernies diskale lumbale
Discektomia është një procedure kirurgjike e cila nënkupton heqjen e dëmtuar të diskut. Ky dëmtim shkakton irritim dhe presion mbi nervat përreth, kjo është dhe arsyeja përse pacientët ndjejnë dhimbje, ngurtësim apo dobësi. Simptomat mund të shfaqen në pjesën e poshtme të shpinës, ose në pjesën e këmbëve. Pjesa më e madhe e personave të cilët i ndjejnë këto simptoma, mund të çlirohen prej tyre me anë të trajtimit konzervativ – me ilaçe ose me terapi fizikale.