Trajtimi i artritit reumatoid
Me terapinë medikamentoze për artrit reumatoid mund të ngadalësohet përparimi I sëmundjes. Trajtimi kirurgjik mund të kryhet tek pacientët të cilët kanë dëmtim të rëndë të kyçeve (nyjeve). Në rastet kur është e pamundur që të bëhet operacioni biologjik i kockave dhe indeve të buta, atëherë kryhet artroplastika apo zëvëndësimi i plotë i kyçeve, zakonisht i kyçeve më të mëdha.
Hidroterapia
Hidroterapia ose e quajtur ndryshe si terapia e ujit, është një metodë trajtimi gjatë të cilës përdoret efekti i favorshëm i ujit (të ftohtë, të nxehtë, avullit të ujit) mbi gjendjen e përgjithshme të organizmit. Efekti terapeutik i ujit vijon nga Romakët e lashtë, kur edhe natyralistët si Galen dhe Celsius kanë lënë dokumentin e parë të shkruar mbi efektet e ujit të ftohtë dhe të nxehtë mbi organizmin.