Shpëtojini dhëmbët me apikotomi

Çfarë është apikotomia?

Apikotomia është një kirurgji e vogël orale me anë të së cilës hiqet maja e rrënjës së dhëmbit ku është shfaqur procesi patologjik. Zakonisht bëhet fjalë për pamjen e një cisti apo granulome. Ky intervenim bëhet atëherë kur të jenë kryer të gjitha modalitetet e terapisë endodontike për trajtimin e proceseve inflamatore të cilat janë të lokalizuara tek indet e kockave përreth rrënjës së dhëmbit. Prandaj nuk duhet të frikësoheni kur stomatologu do t’ju thotë se duhet të bëni apikotomi, në këtë rast, ju keni një arsye më shumë për të buzëqeshur pasi ende ekziston mundësia për të shpëtuar dhëmbin tuaj.