PET/CT për diagnozë të saktë dhe trajtim efikas të sëmundjeve malinje
Në të gjitha qendrat onkologjike në mbarë botën, fillimi i trajtimit të sëmundjeve malinje pa marrjen e rezultatit nga aparati PET/CT është i pamundur. Rezultatet e PET/CT tregojnë lokalizimin e saktë të tumorit, përhpjen e tij, dhënien e trajtimit të duhur si dhe mundëson ndjekjen dhe vlerësimin e efekteve nga trajtimi i marrë. Me një fjalë, këto rezultate japin udhëzime të sakta përsa i përket ndjekjes së saktë dhe cilësore të trajtimit të sëmundjeve malinje. Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësinë nukleare në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se me praninë e aparatit PET/CT, pacientët me sëmundje malinje në Maqedoni dhe në rajon, kanë mundësi të trajtohen sipas standardeve botërore.
Përse duhet të ngisni biçikletë?
Pranvera është periudha ideale për të shëtitur me biçikletë. Kjo mënyrë e përsosur për tu marrë me sport përballet shumë mirë me kilogramët e terpërt, me forcimin dhe formimin e muskujve. Shëtitjet me biçikletë ndikojnë edhe në fitimin e qëndrueshmërisë në organizëm, reduktimin e shfaqjes së presionit të lartë të gjakut, forcimin e imunitetit si dhe në reduktimin e stresit. Gratë të cilat peshojnë 60 kg, do të shpenzojnë 480 kalori nëse ecën me biçikletë me një shpejtësi mesatare prej 20-25 km në orë (60 min.) sa më shpejtë dhe në mënyrë intenzive të ecni me biçikletë, aq më shumë kalori do të shpenzoni. Por, ekspertët nuk rekomandojnë që të sforcoheni me këtë aktivitet. Studimet kanë treguar se personat të cilët ecin me biçiklet 10 km, dy herë në javë, djegin gjysëm kilogram yndyrë në muaj.