Cilat janë sëmundjet të cilat kërkojnë intervenim kirurgjikal tek fëmijët?
Intervenimet kirurgjikale tek fëmijët zakonisht lidhen me anomali të lindura. Për një pjesë të tyre është e nevojshme kryerja urgjentisht e intervenimit kirurgjikal, ndërkohë që tek disa fëmijë të tjerë mund të pritet derisa fëmija të arrijë një moshë të caktuar. Përsa i përket sëmundjeve më të shpeshta me të cilat përballet departamenti i kirurgjisë për fëmijë, përgjigje morëm nga Dr. Vlladimir Çadikovski, specialist në kirurgjinë për fëmijë, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.