Tumori në fshikëzën e urinës – prognoza, diagnoza dhe trajtimi

Tumoret në fshikëzën e urinës renditen në vendin e 2-3  përsa i përket shpeshtësisë së shfaqjes  së tyre. Gjithashtu, kjo sëmundje është 2-3 herë më e pranishme tek meshkujt ( veçanërisht tek meshkujt në moshë më të thyer) në krahasim me popullatën femërore. Por edhe personat më të rinj duhet të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht nëse vërejnë gjak në urinë, e cila është simptoma e parë e që tregon praninë e kësaj sëmundje.