Mbi 350 milion njerëz në botë të sëmurë nga diabeti
Sëmundja e sheqerit përhapet në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë botën. Sipas disa vlerësimesh, numri i të sëmurëve për momentin është rreth 387 milion njerëz, dhe në vitin 2035 ky numër pritet të rritet në 600 milion. Nga viti 2030, një nga dhjetë (1/10) të rritur do të vuajnë nga sëmundja e diabetit. Vitin e kaluar, në botë kanë vdekur rreth 5 milion njerëz nga sëmundja e diabetit dhe komplikimet e saj. Sipas FND (Federata Ndërkombëtare e Diabetit), Maqedonia është një nga vendet me shkallë të lartë të kësaj sëmundje me rreth 10%. Kjo do të thotë se në vendin tonë janë rreth 150.000 deri në 200.000 raste të diabetit. Për pyetjet më të zakoshme rreth diabetit, biseduam me Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski, endokrinolog.