5 këshilla për futjen e ushqimit tek bebet

Futja e ushqimit tek bebet është një nga situatat më stresuese për nënat. Periudha para se të filloni me ushqime më të forta, nënat bombardohen me informacione se si dhe kur duhet të fillojnë me këtë gjë.  Frika më e madhe është nëse fëmija do ta pranojë apo jo ushqimin, a do të dijë ta përtypë atë, dhe cili ushqim duhet të jetë si zgjedhje e parë, kur është koha e duhur për ti ushqyer dhe shumë dilema të tjera.  Problemi kryesor është se ushqimi shndërrohet në preokupimin më të madh të nënës, prandaj i gjithë procesi i të ushqyerit bëhet një gjendje stresuese.  Këtu keni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë ushqimit të bebes.

Fëmija duhet të ushqehet në të njejtën kohë me ju

Mësojeni fëmijën për të ngrënë atëherë kur hani dhe ju.  Fëmijët mësojnë duke përsëritur  veprimet e më të rriturve. Uleni fëmijën sëbashku me ju në tavolinë dhe hani në të njejtën kohë. Fëmija do të vërej çdo lëvizje tuajën, mënyrën se si e mbani lugën dhe se si ushqeheni dhe çfarë hani. Prandaj përfshijeni fëmijën tuaj gjatë çdo vakti tuaj.

Gjithmonë duhet të hajë në pozicion të ulur

Mësojeni fëmijën që në momentin kur është duke ngrënë duhet të qëndrojë ulur. Fillimisht në stolin e posaçëm për fëmijë, më pas në karrige dhe në tavolinë sëbashku me ju.  Të ushqyerit në këmbë ose në lëvizje gjatë gjithë kohës është një ves i keq. Prandaj nuk duhet ta ndiqni nga pas duke u përpjekur për ta ushqyer.

Të ushqyerit është një aftësi e re për fëmijën

Futja apo nisja e ushqimit është diçka e re për fëmijën, ashtu sikurse edhe ecja apo të folurit. Të ushqyerit është një aftësi për të cilën fëmija ka nevojë për më tepër kohë për tu adaptuar. Çdo shije e re është një eksperiencë e re për fëmijën. Prandaj duhet të keni durim gjatë këtij procesi.  Është shumë e rëndësishme që të mos filloni menjëherë me ushqime shumë të kripura apo shumë të ëmbla, pasi fëmija do të refuzojë të gjitha shijet e tjera duke pritur që ato të jenë të kripura ose të ëmbla.

Tregohuni të durueshëm

Filloni me një ose me dy lugë, nëse fëmija tregon interes, atëherë mund të vazhdoni.  Në rast se e refuzon, atëherë mos vazhdoni, prisni që të kalojnë disa minuta dhe provoni përsëri. E njejta gjë  vlen edhe për llojin e ushqimit, në qoftë se nuk i pëlqen ndonjë shije, atëherë provoni me një shije tjetër.

Lëreni fëmijën ta shijojë ushqimin

Jepini fëmijës lugë në dorë, le të luaj me të, lejojeni që të bëhet pis me të. Lejojeni që ta shijojë ushqimin me të gjitha sqisat e veta. Nëpërmjet ushqimit arrinë të njihet edhe me botën. Rrobat e njollosura, ushqimi i derdhur në stolin ku ushqehet fëmija apo në dysheme, pavarësisht se duket si diçka e pakëndëshme, duhet të jeni të vetëdijshëm se në këtë mënyrë fëmija mëson se si të ushqehet vetë. 

Shpërndaj