Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

5 mitet dhe të vërtetat rreth оsteoporozës

Për fat të keq shumë njerëz mendojnë për оsteoporozën pasi të jeni shfaqur frakturat e para të kockave.
Osteoporoza është një gjendje e cila karakterizohet me zvogëlimin e dendësisë të masës së kockave. Kjo çon në zvogëlimin e forcimit të kockave dhe shfaqjen e thyerjes së tyre. Me zhvillimin e saj, dendësia e kockave ulet dhe ato marrin pamjen e një sfungjeri. Numri i rasteve të sëmundjes në nivel botëror, është çdo ditë e në rritje, prandaj është i dëmosdoshëm parandalimi i kësaj sëmundje.

Për fat të keq shumë njerëz mendojnë për оsteoporozën pasi të jeni shfaqur frakturat e para të kockave.
Osteoporoza është një gjendje e cila karakterizohet me zvogëlimin e dendësisë të masës së kockave. Kjo çon në zvogëlimin e forcimit të kockave dhe shfaqjen e thyerjes së tyre. Me zhvillimin e saj, dendësia e kockave ulet dhe ato marrin pamjen e një sfungjeri. Numri i rasteve të sëmundjes në nivel botëror, është çdo ditë e në rritje, prandaj është i dëmosdoshëm parandalimi i kësaj sëmundje.

1. Osteoporoza nuk shfaqet tek meshkujt

E pa vërtetë. Edhe pse osteoporoza është pesë herë më e shpeshtë tek gratë, 20-25% e meshkujve , do të marrin fraktura përgjatë gjithë jetës së tyre për shkak të osteoporozës apo zvogëlimit të masës së kockave. Zakonisht thuhet se osteoporoza shfaqet më shpesh te gratë e moshës 50 vjeçare dhe kjo për shkak të menopauzës, ndërsa tek meshkujt osteoporoza shfaqet më vonë, rreth moshës 65 vjeçare.

2. Nuk mund t’i dalloni simptomat e kësaj sëmundje

E vërtetë. Osteoporoza mund të jetë një sëmundje e heshtur. Zakonisht ajo nuk shfaqet me dhimbje apo simptoma të tjera. Madje mund të ndodhë që edhe fraktura të shfaqet pa dhimbje. Këmbën dhe kockën e legenit të thyer sigurisht që do t’i vëreni, por thyerja apo plasaritja e rruazave të shtyllës kurrizore mund të ndodhë pa dhimbje. Kjo sëmundje ende quhet nga mjekët ‘vrasës i heshtur’ pasi kjo sëmundje shfaqet pothuajse pa simptoma, madje këto simptoma nuk ndihen deri sa të jetë shfaqur thyerja e kockave, dhe pacientët nuk bisedojnë me mjekët deri sa të ndodhë momenti i fundit. Diagnoza gjendet shumë lehtë, me anë të DEXA Scan, një test i thjeshtë i cili shërben për matjen e dendësisë së kockave. Prandaj, pas menopauzës rekomandohet kryerja e kontrollit një herë në dy vjet, ndërsa meshkujt nuk kanë nevojë për kontrolle të shpeshta, por nga ana tjetër nuk duhet t’a lënë këtë gjë në harresë.

3. Osteoporoza është pjesë e procesit të plakjes

E pa vërtetë. Në fakt për shkak të plakjes shumica e të rriturve do t’a humbasin dendësinë e masës së kockave, por kjo nuk do të thotë se kanë esteoporozë. Faktorë të cilët kanë ndikim domethënës në shfaqjen e kësaj sëmundje është historia familjare, mungesa e vitaminës D, konsumimi i tepërt i kafeinës, pirja e duhanit, mungesa e aktivitetit fizik.

4. Nuk duhet të mendoni në lidhje me osteoporozën deri sa jeni të rinj

E pa vërtetë. Aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojnë në uljen e shfaqjes së rrezikut të osteoporozës. Me anë të konsumimit të shumë frutave dhe perimeve të pasura me vitamina, mund t’a parandaloni humbjen e masës kockore. Për shembull, kalciumi dhe vitamina D luajnë një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave. Nëse nuk i merrni këto përbërës thelbësorë me anë të ushqimit apo nëpërmjet ekspozimit në diell, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj për mënyrën e marrjes së këtyre përbërësve.

5. Mund t’a riktheni përsëri dendësinë e masës kockore

E vërtetë. Madje edhe nëse keni osteoporozë të diagnostikuar, mund t’a riktheni përsëri dendësinë e kockave. Kryerja e ushtrimeve, marrja e kalciumit dhe vitaminës D do t’ju ndihmojnë për t’a arritur këtë. Mënyra më e mirë për t’a zgjidhur këtë problem është kombinimi i sporteve, i vitaminave i ushqimit me ilaçe plotësuese. Këtu bëjnë pjesë ilaçet tradicionale, të tilla siç janë bifosfonatët.

Këshillë

Mos e lini mbas dore osteoporozën. Sa më shumë të jeni të informuar në lidhje me këtë sëmundje, aq më tepër do të ndërmerrni hapa për parandalimin e shfaqjes së saj.

Shpërndaj