5 këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të ruajtur shëndetin e shtyllës tuaj kurrizore

Rreth 90% e popullsisë në botë, në një fazë të jetës së tyre kanë problem me shtyllën kurrizore. Nëse tregoni pak kujdes për shëndetin tuaj, mund t’a ndihmoni veten tuaj tepër dhe t’i zvogëloni mundësitë e çrregullimeve dhe dhimbjeve të shtyllës tuaj kurrizore. Rruazat e shtyllës kurrizore dhe nyjet e tyre, muskujt dhe ligamentet rreth tyre, sigurojnë mbështetje për të gjithë trupin dhe pikërisht kjo tregon se përse shtylla kurrizore e shëndetshme është e rëndësishme për të gjithë shëndetin.

5 këshilla për një shtyllë kurrizore të shëndetshme:

  1. Praktikoni zakonisht të mbani një qëndrim të mirë të trupit gjatë kohës kur qëndron, uleni, shtriheni, ecni apo kur ngrini pesha.
  2. Gjithmonë mbani peshën tuaj trupore në përshtatje me gjatësinë tuaj.
  3. Kryeni ushtrime aerobike, notoni për të përmirësuar nivelin tuaj të aktivitetit. Kështu do të jeni më rezistent ndaj lëndimeve, dhe pas çdo lëndimi do të shëroheni më shpejtë.
  4. Vishni këpucë të balancuara mirë, të rehatshme dhe të buta.
  5. Ndaloni pirjen e duhanit, duhanpirësit përballen me më shumë dhimbje në shtyllën kurrizore të cilat kalojnë/ përmirësohen shumë më ngadalë.

Shpërndaj