Nëse doni të qëndroni në formë të mirë tripore, dhe nga ana tjetër nuk doni të shpenzoni para, mos u shqetësoni. Çdo gjë që ju nevojitet janë disa ide dhe më tepër dëshirë. Kjo listë me 6 teknika për përmirësimin e gjendjes tuaj fizike, përbëhet nga ushtrime të cilat nuk kërkojnë pajisje të shtrenjta.
1. Ecje
Ecja për tridhjetë minuta në ditë mund të ndihmojë në uljen e peshës së tepërt, kontrollin e sheqerit në gjak, si dhe uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.
Përveç të tjerash, ecja ndihmon edhe në uljen e stresit. Duke i ditur të gjitha këto anë pozitive, vallë a nuk mund t’i kushtoni vetes 30 minuta ecje në ditë? Atëherë, provoni të shkoni në punë më këmbë dhe të ktheni nga puna gjithashtu duke ecur.
Investimi: Çdo gjë që ju duhet janë një palë këpucë të rehatshme dhe veshje të lehta në varësi të stinës së vitit.
2. Bëni ushtrime me litar
Kërcimi me litarë është një ushtrim intensiv i përkryer kardiovaskular. Me vetëm 10 minuta në ditë, formoni të gjithë muskujt e trupit, digjni kalori dhe përmirësoni gjendjen tuaj trupore. Nëse keni probleme me kyçet, ushtrimet aerobike janë një alternativë e përkryer.
Investimi: një litar klasik për kërcim, lëkurë apo plastik, i cili nuk kushton tepër para, për të patur një aktivitet fizik të përkryer për shëndetin tuaj dhe për formën tuaj trupore.
3. Top mjekësor për kryerje ushtrimesh (Pilates)
Topi mjekësor, i njohur si top për kryerjen e ushtrimeve pilates përdoret për të forcuar muskujt e barkut, shpinës dhe mesin (ijet). Përdorimi i topit mjekësor përmirëson ekuilibrin e trupit. Mund ta përdorni edhe për tërheqje të muskujve, por edhe si rehabilitim pas ndonjë dëmtimi që mund të keni pësuar në trup. Ekzistojnë shumë faqe interneti të cilat ofrojnë online udhëzime pa pagesë për përdorimin e topit mjekësor.
Investimi: në varësi të formës dhe madhësisë së topit mjekësor, çmimi varijon disa qindra denarë.
4. Veglat për ngritjen e peshës me një dorë
Veglat e peshës janë një mënyrë shumë e mirë për rritjen e volumit të muskujve dhe forcës. Filloni me peshën e më të vogël dhe më pas gradualisht rritni peshën e tyre. Duhet të bëni kujdes në përdorimin e veglave të peshës pasi nëse nuk i përdorni siç duhet mund të lëndoheni. Për ti praktikuar ushtrimet siç duhet, ju këshillojmë ti kryeni ato para pasqyrës, pëe më shumë ushtrime dhe regjim individual, kërkoni këshillën e një trajneri profesional.
Investimi: një palë ngritje peshash për duart të cilat nuk peshojnë tepër, në mënyrë që të përshtaten me peshën tuaj të trupit, kushtojnë disa qindra denarë.
5. Ushtrime për rezistencën e trupit
Është koha që ti harroni momentet e pakëndshme të orëve të humbura për mirëmbajtjen e fizikut tuaj, përqëndrohuni në tonifikimin e trupit tuaj duke përdorur ushtrime të thjeshta si pompa barku, ulje-ngritje të trupit, tërheqje të muskujve dhe ushtrime për këmbët.
Investimi: kjë është mënyra më e lirë për të kryer ushtrime, pasi nuk ju duhen vegla për ushtrime, përveç veshjes së përshtatshme për kryerjen e ushtrimeve.
6. Video me ushtrime udhëzuese
Kur bëhet fjalë për video me ushtrime, ju mund t’i gjeni të gjitha nga pak: pilates, joga, kik-boks, si dhe vallëzim.
Investimi: një DVD me ushtrime udhëzuesen e cila kushton disa qindra denarë në varësi të programit. Nëse nuk doni të shpenzoni aspak para, ju mund t’i ndiqni këto udhëzime edhe në YouTube ku do të gjeni programe dhe këshilla të shumta për kryerjen e ushtrimeve.