Nëse pikëpamjet tuaja për personat me autizëm, vijnë nga burime të ndryshme të paverifikuara, atëherë nuk do të keni një pamje të qartë.
Personat me autizëm kanë karakter dhe karakteristika të ndryshme të cilat dallojnë ndërmjet tyre, ashtu sikur dhe ju dalloni nga pjestarët e tjerë të familjes, miqve, fqinjët, etj.
Të gjithë personat me autizëm janë të ngjashëm
Trillim: individët me autizëm janë pikërisht – individë, secili me avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Ekziston një thënie: nëse keni takuar një fëmijë me autizëm, keni njohur (një) fëmijë me autizëm.
Ndjenjat e personave me autizëm nuk mund të vriten
Trillim: Personat me autizëm, edhe pse mund ta përceptojnë botën në një mënyre tjetër, gjithashtu kanë ndjenja të cilat mund të lëndohen. Ky mit ndodh nga fakti se ndryshe nga të tjerët, shumica e personave me autizëm i shprehin ndjenjat e tyre me vërshtirësi.
Të gjithë personat me autizëm kanë interesa të kufizuara ose sjellje të përsëritura
Fakt: që të mund të jepet diagnoza për autizëm, personat duhet të paraqesin përsërijte të veprimeve të tyre ose interesa të kufizuara të cilat e deformojnë funksionimin social. Disa prej tyre janë relativisht pa dhimbje si psh: lëvizja e duarve, rrotullim rreth vetes, përsëritja e disa tingujve.
Personat me autizëm kanë inteligjencë të fshehur apo të mbinatyrshme
Trillimi më i zakonshëm: një përqindje e vogël e personave me autizëm kanë një inteligjencë të mbinatyrshme të cilën një numër shumë i vogël i njerëzve në botë e posedojnë. Shumica e tyre kanë diçka që ne e quajmë ‘inteligjencë e fragmentuar’ (e ndarë në pjesë). Për shembull: një person me autizëm mund të jetë një matematikan i shkëlqyer,por kanë probleme të përditshmen, me komunikimin e përditshëm.
Personat me autizëm nuk mund të jetojnë në mënyrë të pavarur
Trillim: në fakt, parashikimt ndryshojnë nga njëri person në tjetrin. Megjithatë, disa persona që kanë autizëm, jetojnë në mënyrë të pavarur nga të tjerët dhe janë të suksesshëm në karrierë dhe në jetën personale.
Personat me autizëm kanë vështirësi në të folur
Fakt: bisedimet dhe fjalët specifike përbëjnë një sfidë për shumë persona me autizëm. Sa e madhe është kjë sfidë, varet nga aftësia e personit apo nga shkalla e autizmit.
Individët me autizëm preferojnë të qëndrojnë vetëm
Trillim: disa duan të qëndrojnë vetëm, disa të tjerë jo, por e njejta gjë mund të thuhet edhe për personat e tjerë pa autizëm. Individët me funksionim të lartë të autizmit mund të ndjejnë trishtim dhe dëshpërim nëse izolohen nga familja apo nga persona të tjerë të cilët janë të rëndësishëm për ta. Ata shpesh kanë nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim në ndërveprimet e tyre shoqërore, por jeta e pasur shoqërore mund të jetë e dobishme për ta, në mënyrë që edhe ata të mund ta shijojnë.