Karcinoma cervikale e cila mund të jetë shkak për vdekshmëri te popullata femërore mund të shërohet nëse zbulohet me kohë.
Shkaku më i shpeshtë për këtë tip të karcinomës është infektimi me Human papiloma virusin (HPV). Tipa të caktuar të HPV virusit janë përgjegjës për përhapjen e shpejtë të karcinomës. Edhe pse shenjat e kancerit cervikal nuk janë aq të dukshme, megjithatë duhet t’i vëreni të gjitha ndryshimet të cilat mund të jenë para shenjë e sëmundjes. Bisedoni me gjinekologun tuaj nëse i vëreni.
Anemia
Si rezultat i gjakderdhjeve të mëdha të cilat paraqiten te kjo karcinomë, është e mundur paraqitja e anemisë. Nëse ndjeheni të lodhur, ndërsa rraja e zemrës suaj shpejtohet edhe gjatë ngarkimit normal, mund të thotë se jeni anemik.
Sekret i pazakonshëm
Gjatë përhapjes së kancerit në brendinë e qafës së mitrës, qelizat e murit të mitrës fillojnë të shkatërrohen gjatë së cilës krijohet lëng si ujë.
Lythat gjenitale
Paraqitja e lythave gjenitale në brendinë ose pjesën e jashtme të vagjinës paraqiten gjatë infektimit me HPV, e cila i rritë gjasat që të zhvillohet karcinoma e qafës së mitrës.
Dhimbje ose gjakderdhje
Qelizat e këtij tipi të kancerit rriten dhe shumohen në murin e qafës së mitrës, që mund të sjellë deri te thatësia e saj, gjatë së cilës gruaja nuk ndjehet komfort, ndërsa është e mundur edhe paraqitja e gjakderdhjeve të dobëta. Mbani mend, duhet ta dini shkakun për çdo gjakderdhje që paraqitet jashtë ciklit menstrual.
Probleme me urinimin
Cerviksi i zmadhuar bën presion në fshikëzën e urinës dhe veshkat, me ka vjen deri te derdhja e vështirësuar e urinës. Si rezultat i kësaj, vjen deri te urinimi i vështirësuar, dhimbje ose paraqitja e infektimeve urinare.
Dhimbje në këmbë, ijët ose kurriz
Cerviksi i zmadhuar si rezultat i përhapjes së qelizave kanceroze i bën presion edhe organeve të brendshme dhe enëve të gjakut. Si rezultat i kësaj vjen deri te qarkullimi i vështirësuar, që parasheh dhimbje në këmbë dhe paraqitjen e ënjtjeve në kyçet e këmbëve.
Dobësimi
Numri i madh i llojeve të kancerit shkaktojnë zvogëlimin e apetitit. Nëse dobësimi është i dukshëm dhe zgjat një kohë të gjatë bisedoni me mjekun tuaj.