Vera është stina e cila ju mundëson kryerjen e stërvitjes jashtë, por për shkak të të nxehtit të madh dhe të lagështisë, jeni më të prekur ndaj lëndimeve, për këtë arsye është e nevojshme të bëni një plan para se të filloni me stërvitjen. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë që ta bëni stërvitjen tuaj më të rehatshme dhe më të freskët madje edhe kur rriten temperaturat.
1. Koha e duhur
• Koha më e përshtatshme për të kryer stërvitje gjatë verës është para ores 10:00 për dy arsye:
• Së pari, për të shmangur djerëstitje të trupit në pjesët më të nxehta të ditës nga 10:00 – 14:00 pm.
• Së dyti, nëse jetoni në një qytet ku smogu është I pranishëm, mëngjeset mundësojnë cilësi më të lartë të ajrit. Ajri në orët e para të mëngjesit është I freskët, pasi ende nuk është ndotur nga trafiku I makinave apo automieteve të tjera.
2. Kërkoni vende me hije
Sigurisht, gjithmonë ka palestra dhe salla me ajër të kondicionuar, por pjesa më e mirë e të kryerit stërvitje në verë është jashtë në natyrë. Të ecurit në park apo në pyll me shumë hije mund të bëjë dallim. Vendet me hije jo vetëm që do t’ju dreskojnë por nuk do t’ju mbrojnë nga rrezet direkte të diellit duke mundësuar kështu mbrojtjen e lëkurës tuaj.
3. Merrni ushqim dhe ujë
Mos harroni të pini ujë, dhe kujdesuni mbi të gjitha që të keni marrë sasinë e mjaftueshme të ujit. Nuk duhet të prisni për të pirë ujë kur jeni të etur, pasi mund të jetë tepër vonë. Hidratoni trupin tuaj me disa gota ujë 30-60 minuta para se të filloni me stërvitjen, mos harroni të pini gjithashtu gjatë stërvitjes. Gjatë ecjes, vrapimeve dhe shëtitjeve në verë rekomandohet të merrni me vete një shishe ujë gjatë gjithë kohës dhe ta mbani diku ku nuk do t’ju pengoj si dhe ushqim.
4. Mbani syze
Kapele të lehtë mbrojtëse, syze dielli dhe krem me faktor mbrojtës, janë shoqëruesit e domosdoshëm gjatë aktiviteteve verore. Përdorni kremin me faktor mbrojtës në ato pjesë të trupit të cilat janë të ekspozuara më tepër ndaj diellit: duart, fytyrë, supet dhe këmbët. Kremi nuk duhet të jetë vetëm rezistent ndaj djersës, por gjithashtu me formulë të ulët të yndyrës, edhe pse do të djersiteni, do të ndiheni me rehat.
5. Veshja
Gjatë muajve të verës ndonjëherë ndodh që të kemi luhatje të temperaturave, herë nxehtë, herë freskët. Për këtë arsye vishuni në mënyrë që kur të ndjeni tepër vapë, bluzën të mund ta lidhni rreth belit tuaj. Mos vishni rroba me pambuk të rëndë, I cili përthithë tepër djersë dhe më pas qëndron për kohë të gjatë i njomë dhe I rënduar nga djersa. Në vend të tij, vishni rroba të lehta, të përshtatshme për stinën, në mënyrë që veshjet tuaja t’ju dhurojnë rehati dhe komoditet. Rekomandohen veshjet për fitness të cilat mund ti gjeni në dyqanet sportive.
6. Këpucë anatomike
Këpucët e rehatshme, janë çelësi për stërvitje të sigurt, në çdo periudhë të vitit. Mos përdorni të njetat atlete të cilat I keni përdorur për stërvitje gjatë stinës së dimrit. Ato nuk do t’iu dhurojnë mbështetjen e duhur këmbëve tuaja gjatë stinës së verës. Duhet të keni parasyshë që këpucët sportive, duhet t’I ndërroni rregullisht. Nëse keni kryer stërvitje vazhdimisht për 6 muaj me rradhë, dhe ende përdorni të njejtat atlete, atëherë është koha që të bëni një shëtitje rreth qendrës tregëtare. Sigurisht, për atlete të reja!
7. Bëni nxehje para stërvitjes
Duhet të bëni nxehje të trupit për 3-5 minuta para se të filloni me stërvitjen. Kjo është mënyra e duhur dhe më e shëndetshme për të kryer stërvitje, pasi në këtë mënyrë do të parandaloni lëndimet në trup. Ushtrimet për nxehje do të lubrifikojnë gradualisht kyçet tuaja, duke I’u dhënë atyre gjëndjen e duhur për të lëvizur lirshëm dhe pa dhimbje. A ekziston mënyrë më e mirë për të qënë të motivuar dhe për t’u ndjerë të sigurtë gjatë kryerjes së stërvitjes në natyrë në stinën e verës? Tani është koha për të ndryshuar rutinën e stërvitjes tuaj. Çlirohuni nga muret e palestrës, kryeni stërvitje në natyrë dhe në ajër të pastër!