9 këshilla për t'u përballur me të nxehtin gjatë stinës së verës

Gjatë ditëve të ardhshme territori i Maqedonisë do të jetë i kapluar nga një vale ekstreme e të nxehtit, dhe temperaturat do të arrijnë madje mbi 35 C°. Mjekët e spitalit “Acibadem Sistina” këshillojnë që të mos dilni jashtë pas orës 10:00 deri në orën 17:00, të pini sa më tepër lëngje, të bëni kujdes me ushqimin dhe veshjen. Lexoni këshillat e mjekëve tanë se si të përballoheni me nxehtësinë e verës.

1.Mos dilni jashtë shtëpisë- Në këto temperatura të larta, rekomandohet që të gjithë ata persona të cilët nuk kanë ndonjë nevojë të domosdoshme që të dalin jashtë, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kjo vlen veçanërisht për kategoritë e reja dhe për personat e moshuara që vuajnë nga sëmundje kronike. Personat me sëmundje kronike duhet ta marrin rregullisht terapinë e tyre të lëshuar nga doktori. Tek pacientët me sëmundje kronike me presion të lartë të gjakut, dhe pacientët me sëmundje kardiake, janë të rrezikuar ndaj infarktit në zemër dhe në tru.

2. Mbroni lëkurën– Në rast se keni punë dhe nuk mund ta shtyni për më vonë, atëherë është e nevojshme që të pajiseni me kapelë, syze dhe krem me faktor mbrojtës ndaj diellit. Duhet të vishni rroba të lehta, të gjëra dhe me ngjyra të çelura, si dhe duhet të mbani syze dielli.

3. Menjëherë mos hyni në makinë- Fillimisht duhet t’i hapni dyert, në mënyrë që të dalë nxehtësia, dhe nëse është e mundur të përdorni kondicioner. Gjithashtu nuk rekomandohet që menjëherë të hyni nga ambiente e nxeha në ambiente të ftohta, duhet të ketë periudhë e adaptimit. Të njëjtën vlen edhe për ambientet e klimatizuara.

4. Kini kujdes për mënyrën e ushqimit– veçanërisht nëse konsumoni perime. Ato duhet të lahen mirë në mënyrë për të shmangur problemet me zorrët, apo helmimin e tyre, gjë e cila ndodh shpesh gjatë kësaj periudhe.

5. Personat të cilët gjatë kësaj periudhe përdoren pushimet dhe ndodhen pranë ujit, duhet të freskohen shpesh, por deri në orën 10:00 dhe nga ora 11:00 deri në orën 17:00 duhet të qëndrojnë nën hije apo në ambiente të mbyllura dhe të freskëta. Duhet të përdorin krem me faktor të lartë mbrojtës, si dhe patjetër duhet të konsumojnë shumë lëngje.

6. Kërkoni ndihme mjekësore– nëse do të keni shfaqje të dhimbjes së kokës, të përziera, të vjella, rritje të temperaturës së trupit, por edhe kolaps kardiovaskular. Në rast se shfaqen simptomat e para të goditjes së diellit, duhet të paraqiteni menjëherë në institucionin më të afërt mjekësor. Në të kundërtën, duhet të qëndroni në ambient të errët dhe të freskët. Nëse keni dhimbje koke, mund të pini ndonjë qetësues, paracetamol, dhe duhet të bëni kompresime me ujë të ftohtë në pjesën e ballit, si dhe të bëni dush me ujë të ftohtë.

7. Rekomandohet çiklizmi, por në orët e para të mëngjesit, ose pasdite, pasi të ketë perënduar dielli. Ata të cilët ngasin motoçikletë, nuk do ta ndjejnë shumë të nxehtin, por përdorimi i kacigës ju bën që të ndjeni të nxehtë në kokë. Në rast se duhet të dilni jashtë gjatë këtyre ditëve të nxehta, atëherë mundohuni të zgjidhni rrugët të cilat kanë më shumë hije.

8. Shmangni produktet e mishit të thatë, veçanërisht ato të cilat nuk janë ruajtur siç duhet, pasi mund të shkaktojnë çrregullime të rënda shëndetësore. Mos blini produkte të cilat nuk janë ruajtur në frigorifer, në rast se vendosni t’i blini, atëherë duhet t’i lani mirë me ujë të bollshëm. Nuk rekomandohet përdorimi i ushqimit të shpejtë, për shkak të helmimeve të mundshme. Përmbahuni ndaj konsumimit të çfarëdo lloj mishi gjatë kësaj periudhe. Në rast se nuk mund të përmbaheni, atëherë mundohuni që atë ta përgatisni në kushtet e shtëpisë, dhe mishi të jetë i zier mirë.

9. Konsumoni pije të freskëta jo të gazuara. Dehidratimi është një nga fenomenet më të zakonshëm gjatë periudhës së verës. Gjatë verës rekomandohet që të pini nga 3 litra lëngje.

Shpërndaj