A është stresi shkaktar për vonesën e menstruacioneve?

Hipotalamusi dhe hipofiza janë gjendra në tru të cilat kontrollojnë ciklin menstrual, si dhe aftësinë riprodhuese të gruas. Hipofiza prodhon hormone të cilat i stimulojnë vezoret për të sekretuar hormonet e gjinisë femërore, estrogjenin dhe progesteronin. Këto hormone e përgatisin brendësinë e mitrës për të mundësuar shtatzëni.  Në rast se nuk kemi shtatzëni, atëherë  nivelet e hormoneve bien, dhe mukoza  e brendshme e mitrës copëtohet  apo rripet,  quhet gjakderdhje menstruale.

Stresi, pavarësisht nga burimi (probleme emocionale, probleme në punë, etj) është faktor i dëshmuar i cili mund ta ndryshojë funksionimin e hipotalamusit duke çorientuar kështu ovulimin dhe ciklin menstrual.  Shkalla e ndikimit të stresit në ciklin menstrual të gruas varion. Disa gra mund të kenë menstruacione të pakëta dhe reduktim të zgjatjes së afatit të ciklit, nëse ato janë nën ndikimin e stresit, ndërkohë që disa gra të tjera kanë ndërprerje të plotë të menstruacioneve.  Trupi i çdo gruaje reagon ndryshe ndaj stresit, që do të thotë se tek gra të ndryshme të cilat ndodhen nën stres, trupi nuk përgjigjet në të njetën mënyrë. Duhet të theksohet se stresi i vazhdueshëm, mund të ketë efekte të tjera të dëmshme në trupin e gruas, prandaj, është e rëndësishme që gratë në këto situata duhet të gjejnë një mënyrë për tu çliruar nga stresi.  Kur stresi apo faktorë të tjerë të cilët shkaktojnë çrregullimin e menstruacioneve zvogëlohen apo zhduken, pritet që cikli menstrual të rikthehet në normalitet.

 Përveç stresit, faktorë të tjerë të provuar që mund të ndikojnë në ciklin menstrual janë: pesha e ulët trupore, stërvitja e tepruar dhe aktiviteti fizik, si dhe shumë faktorë të tjerë organik ose hormonal dhe disa lloje të caktuara të ilaçeve.  Për këtë arsye është e nevojshme që të bëhet status hormonal  dhe kontroll gjinekologjik gjatë të cilave do të zbulohet shkaku dhe do të përcaktohet terapia e duhur sipas nevojës. 

Shpërndaj