A i keni vënë nën kontroll simptomat e alergjisë?

Nëse vazhdimisht e bëni këtë veprim të njohur alergjik (duke fërkuar hundën nga poshtë – lart) ka mundësi që përgjigjia të jetë jo. Ky veprim i fërkimit të hundës së skuqur nga poshtë lart zakonisht ndodh tek fëmijët. Këtu do të gjeni disa shenja dhe arsye lidhur me alergjitë:

Nëse vazhdimisht e bëni këtë veprim të njohur alergjik (duke fërkuar hundën nga poshtë – lart) ka mundësi që përgjigjia të jetë jo. Ky veprim i fërkimit të hundës së skuqur nga poshtë lart zakonisht ndodh tek fëmijët. Këtu do të gjeni disa shenja dhe arsye lidhur me alergjitë:

Rrathët e errëta përreth syve të mbushur me lot, janë një shenjë tjetër e alergjisë. Rrathët përreth syve janë rezultat i kruarjes së vazhdueshme të syve. Kruarja e syve, lotimi, teshtitja dhe rrjedhja e hundës mund të parandalohen me antihistaminë. Nëse pas marrjes së këtyre ilaçeve nuk keni rezultat, konsultohuni me mjekun tuaj në lidhje me ndërrimin e ilaçeve. Është normale që të keni rrjedhje të hundës për një deri në dy javë, dhe zakonisht gjatë kësaj periudhe shpesh mendohet se jeni duke kalur grip apo se ndoshta keni marrë ndonjë të ftohur.

Nëse kjo vazhdon të zgjasë më tepër se një muaj, atëherë ka shumë të ngjarë të bëhet fjalë për një alergji. Gjatë periudhës së reaksionit alergjik mund të ënjten kanalet e hundës, dhe të prodhojnë sasi më të mëdha të mukusit. Kjo gjendje mund të shkaktojë presion tek sinuset dhe më pas të keni dhimbje koke. Dekongestantët mund t’jua lehtësojnë dhimbjen, por vetëm për pak kohë. Megjithatë është mirë që të konsultoheni me një alergolog.

Marrja frymë me vështirësi (dispnea) zakonisht lidhet me astmën, por gjithashtu mund të jetë edhe një shenjë e reaksionit të rëndë alergjik. Zhurma karakteristike e frymëmarrjes me vështirësi ndodh kur ajri kalon nëpër rrugët e ngushtuara të frymëmëmarrjes.

Alergjitë mund të ndikojnë në tre mënyra mbi energjinë tuaj. Mënyra e parë ka të bëjë me ndikimin e simptomave në gjumin tuaj. Së dyti, alergjitë mund të provokojnë sistemin imunitar të reagojë në mënyrë negative. Së treti antihistamina shkakton përgjumësi.

Ndonjëherë alergjia mund të ndikojë edhe në gjendjen tuaj shpirtërore dhe mund të shkaktoj depresion. Gjithmonë bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me atë se si ju ndiheni.

Shpërndaj