A merrni mjaftueshëm vitamina?

Për sa vitamina në ditë ka nevojë organizmi ynë për të qenë i shëndetshëm dhe për të forcuar sistemin imunitar? Me siguri këtë pyetje i’a keni bërë vetes dhe fëmijëve tuaj. Nënat gjithmonë mendojnë se fëmijët e tyre nuk marrin mjaftueshëm vitamina, prandaj shtojnë suplemente në formë shurupi në ushqim për rritjen e oreksit dhe preparate të tjera të ngjashme. Por a janë këto preparate të dëmshme për organizmin dhe si manifestohet hipervitaminoza.

 A ka efekte anësore marrja e këtyre preparative?

Pas disa rasteve të hipervitaminozave toksike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht tek fëmijët, kompanitë të cilat i prodhojnë këto preparate duhet ta ulin  dozën ditore të tyre.  Në këtë mënyrë rreziku i ‘helmimit’ është reduktuar ndjeshëm. Sigurisht që organizmi ka edhe mekanizmat e veta mbrojtëse, dhe çdo vitaminë e tepërt shkarkohet nëpërmjet traktit digjestiv, dhe si mbrojtës i fundit janë veshkat të cilat mund ta eliminojnë tepricën e vitamins C me të cilën zakonisht abuzohet.  Por ithsesi duhet të tregoheni të kujdesshëm, sidomos me vitaminën A, D, E dhe K, pasi këto  vitamina mund të shkaktojnë helmim  në rast se abuzohet me to.  Kjo vlen për nënat të cilat I’u japin fëmijëve multivitamina të ndryshme për hapje të oreksit.

Kush duhet të përdorë preparate vitaminoze?

Për preparate vitaminoze kanë nevojë të moshuarit mbi moshën 70 vjeçare. Për shkak se me plakjen, reduktohet absorbimi në traktin digjestiv. Grupi tjetër I personave të cilët duhet të marrin vitamina shtesë, janë pacientët me sëmundje malinje. Shtatzënia është gjithashtu një kusht fiziologjik që ka nevojë për vitamina shtesë, minerale dhe oligoelementë (psh: acid folik, calcium, hekur, etj).

Burimi ideal i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve

Nuk ka kombinim më të mirë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve se ai në pjatën tuaj të frutave dhe perimeve, me të gjitha ngjyrat, shijet dhe freskitë.  Përfitoni nga dhuratat e natyrës, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të vitit. 

Shpërndaj