Mos lejoni që alergjitë t’jua prishin gjumin

Pas kalimit të një dite me të gjitha simptomat e alergjisë, kruarje dhe lotim të syve, bllokim të hundës – çdo gjë që do të donit është të shtriheni dhe të flini. Për fat të keq, alegjitë na ndjekin dhe në shtrat, për ketë arsye nuk mund të flemë.

3 mënyra si të parandalojmë alergjinë të na prish gjumin:

Pas kalimit të një dite me të gjitha simptomat e alergjisë, kruarje dhe lotim të syve, bllokim të hundës – çdo gjë që do të donit është të shtriheni dhe të flini. Për fat të keq, alegjitë na ndjekin dhe në shtrat, për ketë arsye nuk mund të flemë.

3 mënyra si të parandalojmë alergjinë të na prish gjumin:

1.       Izoloni dhomën tuaj të gjumit nga alergjitë

Kjo është e lehtë të thuhet por e vështirë për tu bërë, nëse alergjitë sezonale ju mbajnë zgjuar, bëni banjo para se të shtriheni në krevat, dhe rrobat e përdorura më parë mbajini jashtë dhomës së fjetjes. Mbyllni dritaret dhe përdorni kondicionerët. Për alegjitë e shkaktuara nga grimcat e pluhurit, përdorni mbulesë të veçantë për krevatin tuaj. Nëse jeni alergjikë ndaj kafshëve,mos i lejoni të futen në dhomën e gjumit.

2.       Pastroni me kujdes

Në dhomën tuaj mos përdorni shtroja si tapete, qilima në mënyrë që të pastroni më lehtë alergenet. Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit, lajeni mbulesën e krevatit tuaj me ujë të valuar dhe thajeni atë në temperaturë të lartë, asnjëherë mos e ndehni jashtë, poleni mund tëju ndjek deri në dhomë.

3.       Pijini rregullisht ilaçet

Nëse e merrni rregullisht terapinë e rekomanduar, mund t’i lehtësoni simptomat. Ndonjëherë, ndodh që të mos mund të flini për një kohë të gjatë, në këtë rast është më mirë të provoni të merrni ilaçe të cilat mund të ndihmojnë në këtë problem. Por, këtë gjë nuk mund ta bëni pa u konsultuar me mjekun tuaj. Pacientët të cilët janë pre e alergjive, duhet patjetër të konsultohen me mjekun, nëse ilaçet e lëshuara më parë nga mjeku i tyre nuk kanë bërë efektin e duhur, ose nuk kanë ulur efektin e simptomave ndaj të cilave pacientët vuajnë.

Shpërndaj