Zgjidhni vajin e duhur esencial

Përveç aromës së këndshme, kanë dhe një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Kanë të bëjnë me përmisimin i gjendjes së humorit si dhe aftësitë njohëse, me zbutjen e simtomave të infeksionit dhe sëmundjeve refluktive (kthimi i përmbajtjes së stomakut në ezofag), janë vetëm një pjesë e këtyre benefiteve. Aromaterapitë me vajra të tilla, janë gjithashtu të dobishme gjatë problemeve me pagjumësinë, problemet me tretjen e ushqimit, infeksionin e dhëmbëve. Ajo çfarë duhet të bëni është që të vendosni disa pika të vajit esencial në një tenxhere me ujë, qëndroni me fytyrë mbi të, mbyllini sytë dhe mbulojeni kokën me peshqir dhe thithni avullin që lëshon uji me vajrat esencial. Vajrat esencial gjenden tek shumë bimë. Në vijim do të gjeni tetë bimët më të mira.
Çdo grua ka PMS të ndryshme

Dikush më pak dhe dikush më shumë, megjithatë, çdo grua gjatë periudhës së riprodhimit, përballet me sindramat paramenstruale (PMS). Konsiderohet se 85 % e grave, para fillimit të ciklit menstrual, ndjejnë simptoma si fryerje, dhimbje koke, lodhje dhe nervozizëm. Lexoni si ti kakloni më lehtë këto ‘ditë të këqija’ ndaj të cilave meshkujt nuk janë të prekur.
Çfarë mund ta shkaktojë shfaqjen e gjakut në urinë

Një numër i madh sëmundjesh dhe gjendjesh në organizëm mund të shkaktojnë shfaqjen e gjakut në urinë. Nëse vëreni gjak në urinë, menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, i cili do t’ju thorë se cilat janë shqyrtimet apo analizat e nevojshme për të zbuluar arsyen e vërtetë të shfaqjes së gjakut në urinë. Më serioze është gjakderdhja mikroskopike në urinë e cila nuk mund të dallohet me sy të lirë, dhe në të njejtën kohë është tregues për shfaqjen e çrregullimit të sistemit për filtrimin e substancave të cilat sekretohen nëpërmjet urinës. Mësoni rreth shkaqeve më të shpeshta të shfaqjes së gjakut në urinë.
Shtylla e shëndetshme kurrizore dhe parandalimi i deformimit tek fëmijët në shkollë

Vetëm disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Para se ti blini këpucët e reja dhe çantën e shkollës, lexojini fëmijës tuaj këshillat profesionale të Dr. Maja Kaliçanin Markovska, ortopede në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Ulçera në duodenum dhe në stomak

Ulçera në stomak dhe në zorrë është mjaft e zakonshme në jetën e sotme moderne. Ulçërat në zorrë shfaqen më shpesh në krahasim me ulçërat në stomak, ndërkohë që ulçëra në ezofag shfaqet shumë rrallë. Ulçëra paraqet një defekt (dëmtim) të kufizuar në shtresën mbrojtëse të stomakut dhe zorrën e cial është në kontakt të vazhdueshëm me acidrat dhe enzimat në stomak.
Çfarë mund ta dëmtojë dëgjimin?

Muzika e lartë që dëgjoni nga kufjet tuaja është vetëm një nga zakonet e përditshme që mund të rezultojë me dëmtim të dëgjimit. Tumoret, ilaçet, traumat në kokë… mësoni cilat janë shkaqet kryesore të humbjes së dëgjimit.
Ushqimi i cili rrit përqëndrimin dhe funksionin e trurit

Është i vërtetë fakti se plakja e dëmton aktivitetin mendor dhe së bashku me të shfaqet edhe rënia e përqëndrimit, kujtesës dhe fokusimit. Nuk mund ti rezistojmë kohës dhe proceseve natyrore por sigurisht që mund të ndikojmë në reduktimin e intensitetit të këtyre ndryshimeve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.Ushqimet dhe pijet e renditura mëposhtë janë aleatët për mbrojtjen e vitalitetit të trurit.
Mbështetje psikologjike pas intervenimit kirurgjik të heqjes së gjirit

Kanceri i gjirit cili është një nga sëmundjet më të shpeshta tek gratë, pavarësisht metodave moderne terapeutike, kërkon mënjanimin radikal të gjirit. Kjo është një traumë e madhe fizike dhe psikologjike për gruan e cila nuk mund ta kapërcejë pa ndihmë profesionale. Këshillimi psikologjik është zgjedhja e duhur për këtë problem të vështirë.
Palpitimi – kapërcimi i rrahjeve të zemrës

A jeni gjendur ndonjëherë në situate në të cilat ndjeni se zemra juaj i kapërcen disa rrahje? Këto simptoma mund të jenë shenja të ndonjë sëmundje, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun. Sipas Dr. Dejan Kovaçeviq, elektrofiziolog kardiolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, ndonjëherë palpitimi mund të shoqërohet me presion apo dhimbje të gjoksit, mpirje të gishtave, dhimbje koke apo dhimbje në qafë, me vështirësi në frymëmarrje dhe djerësitje.
Çfarë i dëmton valvulat e zemrës?

Funksioni normal i valvulave lejon rrjedhën e gjakut në rrugën e duhur, me një shpejtësi të caktuar dhe në kohën e duhur.ndryshimet patologjike të cilat i prekin valvulat, ndikojnë në funksionin e tyre duke i bërë atë tepër të ngushta dhe të forta dhe kështu ato nuk mund të hapen dhe mbyllen plotësisht. Ky funksion i parregullt ndikon në rrjedhën e gjakut (kthimin apo ngadalësimin e gjakut). Ky problem mund të ndikojë në muskulin e zemrës dhe të shkaktojë dobësim të zemrës. Mbajtja e gjakut shkakton rritjen e zemrës duke dëmtuar funksionin e saj. Zmadhimi i atriumeve e bën të pamundur rrjedhën normale të gjakut, gjatë të cilit rritet rreziku i koagulimit (mpiksjes së gjakut). Një gjendje e tillë mund të shkaktojë emboli në mushkëri ose në tru (goditje në tru). Çfarë i dëmton valvulat e zemrës dhe cilat janë mënyrat e trajtimit biseduam me Dr. Salis Taxher, kirurg kardiovaskular në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.