Trajtimi revolucionar 3.2.1 për problemet me poret e hapura

Çdokush ka pore të hapura në lëkurë me anë të të cilave lëkura merr frymë. Poret e hapura janë një problem i zakonshëm estetik përsa i përket fytyrës. Kjo dukuri është e kushtëzuar gjenetikisht, dhe nën ndikimin e gjeneve çdokush prej nesh trashëgon një lloj lëkure të caktuar. Tek personat me sëmundje të lëkurës, poret e hapura mund të shoqërohen edhe me disa deformime flluskash të caktuara në lëkurë. Më dominuese është pjesa e faqeve sepse poret në këtë pjesë të lëkurës janë më të hapura.
A është trupi juaj më i vjetër se ju?

Fakti që jeni në vitet tridhjetë të jetës tuaj, do të thotë se jeni akoma të rinj. Por, a është trupi juaj i ri? Studimet kohët e fundit tregojnë se gjithnjë e më tepër njerëzit tregojnë më të vjetër fizikisht nga ç’janë në të vërtetë. Shkak për këtë është mënyra e jetesës, disa vese të këqija siç është duhani dhe alkooli, ushqimi jo i mirë, të qenurit pasivë ndaj aktiviteve.
Si shfaqet kanceri?

Jeta jonë fillon me një qelizë të vetme. Ky është ndërtimi i strukturës së çdo indi dhe organi. Gjatë procesit të ndarjes, qelizat riprodhohen dhe duke formuar inde dhe organe. Çdo qelizë ka procesin e vet të jetës – krijohet, kryen funksionin e vet (shkëmbimin e substancave, ndarjen) dhe vdes. Në trup ekziston një sistem i caktuar sispas të cilit çdo qelizë funksionon normalisht dhe e di se kur duhet ta ndalojë riprodhimin e saj. Hormonet, nëpërmjet sistemit të gjakut përcjellin “mesazh” drejt qelizave tona dhe i stimulojnë ato që të funksionojnë normalisht (në shkëmbimin e lëndëve – furnizimin e indit me oksigjen dhe lëndë ushqyese dhe e çlirojnë nga dioksidi i karbonit dhe substancave të dëmshme). I gjithë shkëmbimi i substancave bëhet me anë të gjakut dhe sistemit limfatik. Kjo jetë harmonike e çdo qelize, është pasqyrë e një jete të shëndetshme dhe organizmi vital i cili ka një përgjigje imunitare të mirë dhe arrin ta mbrojë trupin. Qelizat kancerogjene nuk i kanë këto pronësi dhe për këtë arsye riprodhohen në mënyrë të pakontrolluar, kanë funksion të gabuar dhe afat më të shkurtër jetese.
Tuberkulozi i shtyllës kurrizore

Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike, e cila zakonisht prekë mushkëritë por edhe sistemin urogjenital, nyjet limfatike, kockat dhe nyjet e kockave. Tuberkulozi i shtyllës kurrizore zakonisht lidhet me zonat endemike dhe shumë shpesh shfaqet tek të rinjtë dhe fëmijët e vegjël, ndërkohë që në vendet e zhvilluara rritet numri i rasteve. Studimet tregojnë se ekziston edhe predispozicion gjenetik i sëmundjes. Sipas të dhënave më të vjetra, 10% e rasteve të regjistruara me tuberkuloz, kjo sëmundje prek skeletin, dhe 5% prek shtyllën kurrizore. Vetëm 1/3 e rasteve kanë pasur tuberkuloz në një sistem tjetër të organizmit (zakonisht në mushkëri) . Duke pasur parasyshë rritjen e dukshme të tuberkulozit në dy dekadat e fundit, sipas të dhënave më të reja, 50% e të gjitha rasteve të regjistruara i përkasin tuberkulozit skeletik, dhe 15 % e të gjitha rasteve me tuberkuloz ekstrapulmonal janë në shtyllën kurrizore. Edhe pse mund të shfaqet në çdo segment të shtyllës kurrizore, përsëri rastet më të shumta janë në segmentin torakolumbal. Ndryshe nga infeksionet jo specifike të shtyllës kurrizore si piogjen, purulent, tuberkulozi bën pjesë në grupin e spondiliteve specifike.
Terapia rrezatuese e përshpejtuesit më të fuqishëm TRILOGY

Terapia rrezatuese është një teknikë gjatë së cilës përdoret një nivel i lartë i energjisë, rrezet X i shkatërrojnë qelizat e kancerit, me një mbrojtje maksimale të indeve të shëndetshme përreth. Kur përdoret, cilat janë avantazhet e terapisë rrezatuese me përshpejtuesin linear bashkëkohorë TRILOGY, si dhe çfarë duhet të prisni nga trajtimi, përgjigje morëm nga Dr. Sllavica Kraleva, specialiste në onkologji dhe radioterapi.
Kur të provoni këpucë, vishni çorape

Infeksionet fungale (të mykut) në këmbë, shpesh shfaqen gjatë periudhës së verës, dhe mjekët rekomandojnë që të mbahet një nivel i lartë higjenik dhe gjithmonë të vishni çorape sa herë që të provojnë këpucë të reja. Dermatovenerologët shpjegojnë se infeksionet fugale në këmbë transmetohen gjatë kontaktit me lëkurën e infektuar, apo gjatë kontaktit me objekte të kontaminuara si peshqiri, këpucët dhe seti i pasterilizuar i pedikyrit.
Rehabilitimi dhe skleroza multiple

Procesi i reabilitimit ka për qëllim ruajtjen dhe përmirësuar funksionin e trupit. Nga momenti i vendosjes së diagnozës, zbatohet trajtimi dhe edukimi me anë të të cilit përmirësohet shëndeti dhe përmirësohet rezistenca/qëndrueshmëria, reduktohet lodhja, dhe në këtë mënyrë lehtësohet edhe funksionimi në jetën e përditshme. Në rastet e sklerozës progresive multiple (të shumëfishtë),kemi të bëjmë me reduktimine e kujdesit ndaj vetes, si psh: veshja, shkrimi, kryerja e aktiviteteve në shtëpi, etj. Rehabilitimi është një pjesë integrale e procesit të përgjithshëm të trajtimit të sklerozës multiple dhe përmirësimit të cilësisë së jetës. Rehabilitimi përbëhet nga disa komponentë që përfshijnë: terapinë fizikale, terapinë okupacionale, terapinë për vështirësitë e shqiptimit të fjalëve, rehabilitimin konjitiv dhe rehabilitimin profesional.
Cilët janë faktorët e rrezikut të kancerit të gjirit?
Gjinia: Kanceri i gjirit është më i përhapur tek gratë. Kanceri i gjirit ndodh tek më pak se 1% e meshkujve.
Mosha: kanceri i gjirit shfaqet tek gratë mbi moshën 50 vjeçar, dhe rrallë ndodh tek grate nën moshën 35 vjeçare. Në SHBA nga viti 2000 deri në vitin 2004, kanceri i gjirit është diagnostikuar tek 25 nga 100 mijë gra të moshësh nga 30-34 vjeç, 190 nga 100 mijë gra të moshës 45-49 vjeç, 455 nga 100 mijë gra të moshës 70-74 vjeç. Kanceri i gjirit i trashëguar apo kanceri i gjirit i shkaktuar nga çrregullime gjenetike, zakonisht është i pranishëm tek grate më të reja.
Rritja e sekretimit vaginal

Rritja e sekretimit vaginal, zakonisht shfaqet si rezultat i infeksioneve vaginale (vaginiti ose kolpiti). Shfaqen duke filluar nga mosha më e re (colpitis uvenilen) deri në moshë më të vjetër (colpitis senil). Rritja e sekretit vaginal mund të jetë edhe me natyrë jo-infektive, për shkak të rritjes së sekretimit të mukozës vaginale dhe cervikale, veçanërisht gjatë periudhës së ovulimit. Nëse nuk trajtohen siç duhet, infeksionet vaginale mund të shkaktojnë edhe efekte të tjera anësore siç është steriliteti, aborti spontan, lindja e parakohëshme (tek gratë shtatzëna), inflamacioni i organeve pelvike dhe çrregullimet sistemike.
Rritja e vlerave të triglicerideve

Trigliceridet janë një lloj yndyre në gjak që trupi i përdorë për t’iu dhënë energji muskujve. Rritja e triglicerideve në trup, rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, si dhe shpesh mund të jetë shenjë e çrregullimeve në metabolizëm. Vlerat e triglicerideve mund ti mësoni në një mënyrë shumë të thjeshtë, me anë të analizës së gjakut.