Metastazat në tru

Shumë tumore malinje metastazohen në tru. Kjo do të thotë se qelizat e tumorit nga vendi fillestar I shjfaqjes së tyre, përhapen (zakonisht nëpërmjet qarkullimit të gjakut) në tru. Ka shumë raste në të cilat tek pacienti fillimisht zbulohet tumori i trurit (I cili përcaktohet se në fakt është metastatik) dhe më pas me anë të shqyrtimeve të tjera shtesë zbulohet tumori primar. Dijenia për ekzistencën e metastazës në tru është një stres Iivërtetë si për pacientin ashtu edhe për anëtarët e familjes së tij.
Kanceri i zorrës së trashë

Kanceri kolorektal po merr një vrull gjithnjë dhe më të madh. Ajo çfarë është shqetësuese është ulja e kufirit të moshës, që do të thostë se gjithnjë dhe më tepër të rinj preken nga kjo sëmundje e fshehtë. Sipas Prof. Dr, Vasko Vasilevskit, gastroenterolog në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, kanceri i zorrës së trashë zakonisht shfaqet nga polipe të cilat shfaqen në mukozën e zorrës së trashë, dhe më pas shndërrohet në kancer, prandaj është e rëndësishme që këto ndryshime të zbulohen dhe të mënjanohen në kohë.
Çdo grua e tetë është potencial për kancerin e gjirit

Vdekshmëria nga kanceri i gjirit është në vendin e parë si në Maqedoni ashtu edhe në botë. Vitin e kaluar në vendin tonë u zbuluan 1200 raste të reja . Sipas qendrës ndërkombëtare kërkimore për kancer ‘Globokan’, Maqedonia është një nga vendet e pakta në Europë ku vdekshmëria nga kanceri i gjirit këto 15 vitet e fundit është rritur rreth 9%. Përsa i përket numrit të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit, Maqedonia renditet në vendin e tretë në Europë.
Kanceri i vezoreve

Vezoret janë dy organe të vogla të cilat ndodhen në të dyja anët e mitrës. Ato prodhojnë hormone të cilat janë përgjegjëse për shfaqjen e ciklit menstrual çdo muaj. Vetëm me anë të rritjes së ndërgjegjësimit dhe kryerjes së kontrolleve të rregullta, zbulohet në kohë kanceri ovarian (i vezoreve) dhe në këtë mënyrë rritet mundësia për shërimin e plotë, prandaj të nderuara gra, menjëherë rezervoni kontrollin tuaj gjinekologjik. Kanceri i vezoreve është kanceri i pestë për nga renditja, i cili shfaqet tek gratë dhe i dyti përsa i përket sëmundjeve gjinekologjike. Lidhur me faktorët e rrezikut, simptomat, diagnozën dhe trajtimin për shërim, biseduam me Dr. Daniela Jovanova, gjinekologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Transport për të posalindurit të sëmurë në gjendje kritike

Shërbimi i transportit urgjent neonatal (NITS) është një transport mjekësor i specializuar i cili kryen transportin nga njëra qendër mjekësore në qendrën tjetër , për të porsalindurit tepër të sëmurë. Për kryerjen e transportit të suksesshëm është e domosdoshme pajisja e nevojshme, ambulancë e posaçme dhe ekip mjekësor i trajnuar. Të gjitha këto i posedon spitali klinik ‘Acibadem Sistina’.
8 simptomat më të zakonshme të kancerit tek meshkujt

Përgjithësisht dihet se meshkujt nuk duan që të kryejnë vizita tek doktori. Zakonisht justifikohen se janë tepër të zënë me punë, por edhe për shkak të frikës që ndjejnë gjatë takimit me mjekun dhe për këtë arsye presin që simptomat të kalojnë vetë. Dr. Sllavica Kraleva, onkologe në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, shpjegon simptomat më të zakonshme për të cilat meshkujt duhet menjëjerë të paraqiten tek mjeku.
Disa gjëra të thjeshta të cilat ju bëjnë rezistent ndaj griprave

Madje edhe gripi më i zakonshëm na bën të të ndihemi keq dhe të qëndrojmë shtirë në shtrat. Organizmi është ende i ambientuar me temperaturat e ditëve të nxehta, ndërkohë që papritmas temperaturat jashtë ndryshojnë dhe organizmi ynë i përjeton të gjitha temperaturat e vitit në një ditë të vetme, prandaj dhe në këtë periudhë të vitit gripi është gjithnjë dhe më i pranishëm. Kjo ndodh si rezultat i rënies së imunitetit, gjë e cila bën që organizmi të mos jetë në gjendje t’iu kundërpërgjigjet viruseve. A e dini se përqafimet dhe puthjet ju bëjnë më rezistent ndaj griprave? Lexojini dhe praktikojini këto gjëra të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
Lëngu i shegës – antioksidant i fuqishëm

Shega është një simbol i shëndetshëm i jetës së përjetshme. Lëngu i shegës ka një pushtet të fuqishëm antioksidant, më të fuqishëm madje edhe se ai i çajit jeshil dhe verës së kuqe. Sipas studimeve lëngu i shegës është tre herë më i fortë se e njejta sasi e çajit jeshil apo verës së kuqe, boronicës blu apo boronicës së kuqe. Efektet mbrojtëse i’u atribuohen fitohemikaleve – polifenole, tanineve dhe antocianineve. Vetëm me një gotë lëng mund t’a zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Reduktoni rrezikun e sulmit në tru

Sulmi në tru është një gjendje e cila nuk mund të parashikohet, por ekzistojnë disa mënyra për ta zvogëluar rrezikun e shfaqjes së tij. Mosha dhe historia familjare e rasteve të shfaqjes së sulmit në tru, bëjnë pjesë në grupin e faktorëve të rrezikshëm dhe janë të vetmet ndaj të cilave nuk mund të ndikoni. Me ndjekjen e rekomandimeve të mjekëve, madje edhe në rastet kur ekziston arsye mjekësore e cila ju rendit në kategorinë e rrezikut, mund të bëni shumë më tepër për shëndetin tuaj.
Çaj për lehtësimin e dhimbjeve menstruale dhe PMS

Harroni farmacitë dhe shtrimin përmbys në krevat gjatë periudhës së PMS dhe dhimbjeve menstruale. Një përzierje e mirë e çajrave mund të jetë shpëtimtari më i mirë. Bimët të cilat përdoren për këto probleme zakonisht janë: nenexhiku, kamomili, sherbelja, rigoni, çaji jeshil, gjethe mjedre, xhenxhefili, kanella, jonxha, etj.