Rezonanca magnetike e gjirit

Rezonanca magnetike është metodë e cila nuk përdor rrezatim jonizues. Ajo është një metodë e cila gjatë procesit të dhënies së imazhit përdorë fushën magnetike me ndihmën e disa sinjaleve të radio frekuencave, ndaj të cilave reagojnë atomet e hidrogjenit (trupi i njeriut është i përbërë nga 70% ujë, dhe 70% janë atome të hidrogjenit).

Formula të ndërlikuara matematikore dhe koncepte të komplikuara fizike përdoren në këtë teknikë në procesin e marrjes së imazhit.

Si të bëheni imun ndaj griprave sezonalë?

Një nga shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së griprave,  ekzistojnë më shumë se 150 lloje të rinoviruseve, për këtë arsye nuk mnd ti shmangim apo të bëhemi imun ndaj tyre.  Gjatë kësaj periudhe, fëmijët janë më të ndjeshëm  ndaj dhe sëmuren më shpesh.  Sipas kërkimeve të fundit,  parandalimi më I mirë ndaj këtyre griprave sezonal është larja e duarve, gjumi i mirë dhe i mjaftueshëm  si dhe të menduarit pozitivisht.

Çarjet apo plasaritjet anale – fissures

Dhimbja, kruarja dhe gjakderdhja janë vetëm disa nga që përshkruajnë pacientët për hemoroidet. Por, a e dini se ekziston edhe një shkaktar tjetër si plasaritjet anale të cilat japin të njejtat simptoma?

“Plasaritjet anale janë disa çarje të vogla në zonën e anusit. Zakonisht kanë formën e pikës së lotit, të cilat shkaktojnë dhimbje, kruarje dhe gjakderdhje  madje më të madhe se ajo që shkaktojnë hemoroidet. Ekzistojnë disa forma akute, të cilat zgjasin për ditë me rradhë, madje edhe me javë, ndërkohë ,që format kronike zgjasin nga 8 (tetë) deri në 12 (dymbëdhjetë) javë” – Shpjegon Dr. Toni Josifovski.

Keni këmbë të fryra dhe ndjeni dhimbje? Disa këshilla se si ti vini në ndihmë vetes

Fryrja e këmbëve ndodh si rezultat absorbimit të ujit tek nyjet dhe në pjesën e poshtme të këmbëve.  Ekziston një numër i madh gjëndjesh dhe sëmundjesh të cilat shkaktojnë shfaqjen e ënjtjeve. Shkaqet më të shpeshta janë:  mbipesha trupore, dobësimi i zemrës apo i veshkave, osteoartriti, cirroza, fraktura, të ushqyerit keq, presioni i lartë, reduktimi i funksionit të gjendrës tiroide, PMS, qarkullimi jo i mirë i gjakut,  sëmundjet e enëve të gjakut … Nën ndikimin e hormoneve, ënjtjet shfaqen edhe gjatë shtatzënisë. 

A mund të transmetohen sëmundjet nëpërmjet pështymës?

Në gojë ekzistojnë qindra mikroorganizma, por a transmetohen ato nëpërmjet pështymës?  Rreziku për transmetimin e mikroorganizmave infektive është tepër i ulët pasi vetë pështyma përmban enzima dhe antitrupa të cilat e mbrojnë organizmin nga infeksionet.

Menopauza dhe kanceri – A jeni në rrezik?

Menopauza është periudha në të cilën gruaja nuk ka më cikël menstrual. Në të kaluarën, kjo periudhë fillonte në moshën 50 vjeçare të gruas, por sot një numër i madh i grave të reja futen në këtë cikël.  Menopauza paraqet një proces natyral biologjik, kur gruaja përfundon me procesin e riprodhimit (ovulimit), shpjegon Dr. Snezhana Timçeva Cvetkovska, gjinekologe – akushere në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, megjithatë, mbetet e shëndetshme, vitale dhe seksualisht aktive. Menopauza nuk shkakton kancer, por  me kalimin e viteve  mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Si ta zbuloni në kohë osteoporozën?

Osteoporoza është një sëmundje e cila redukton dendësinë e kockave dhe cilësinë e indeve të kockave. Skeleti I pacientit me osteoporozë bëhet I ndjeshëm ndaj frakturave që mund të ndodhin, gjatë traumave më të vogla apo nga ngarkesa e madhe në kocka. Zakonisht ndodhin thyerje të rruazave të shtyllës kurrizore, femurit apo kyçit të dorës. Për këtë arsye osteoporoza është quajtur ‘ vrasës I heshtur’  i indeve të kockave.

Kanceri i gjendrës tiroide

Kanceri tiroid shfaqet atëherë kur qelizat tiroide pësojnë ndryshime gjenetike (mutacione). Zakonisht shfaqen nyje, të cilat mund të ndihen gjatë prekjes nnëpërmjet lëkurës së qafës, por mund edhe të mos preket nëse shfaqet në dimenzione të vogla. Madhësia e nyjes mund të ndryshojë, ajo është e përbërë nga qeliza të cilat i ndryshojnë karakteristikat e tyre.  Është e nevojshme që të kryhen diagnostikime të tjera, siç është kontrolli ultrasonografik i gjendrës tiroide, më tej skanimi i gjendrës tiroide, si dhe biopsia me gjilpërë të hollë nën kontrollin e ultratingullit. Nyjet mund të klasifikohen në të nxehta dhe të ftohta. Më seriozisht duhet të veprohet ndaj nyjeve të ftohta pasi 15% e tyre mund të jenë kancerogjene.  Specialistët e mjekësisë bërthamore Dr. Liljana Muratovska dhe Biljana Crcareva në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, me rastin e muajit të kancerit të gjendrës tiroide, këshillojnë që pacientët të cilët kanë nyje skenografike të ftohta të bëjnë biopsinë me anë të gjilpërës së hollë, me qëllim për të përcaktuar nëse nyja është kancerogjene apo jo.

9 pyetjet më të zakonshme rreth tensionit të lartë të gjakut

Shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm që kanë tension të lartë të gjakut, për shkak se nuk kanë problem dhe asnjëherë nuk e kanë matur tensionin e gjakut. Një numër I madh njerëzish mësojnë ta bëjnë këtë gjë, kur të jenë shfaqur pasojat si: infarct në zemër, goditje në tru, dështim I veshkave si dhe sëmundje të enëve të gjakut. Kjo është dhe arsyeja përse ne kemi vendosur të pasurojmë njohuritë tuaja duke i’u dhënë përgjigje pyetjeve më të zakonshme rreth tensionit të lartë të gjakut.