7 shenjat e kancerit të qafës së mitrës
Shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me virusin HPV (human papiloma virus), ndërkohë që disa lloje të tjera të caktuara të viruseve janë përgjegjëse për përhapjen e tij të shpejtë. Edhe pse simptomat nuk janë aq të dukshme, gjithësesi duhet ti ndiqni të gjitha ndryshimet të cilat mund të jenë shenja paralajmëruese të sëmundjes. Bisedoni me gjinekologun tuaj në rast se vëreni ndonjë simptomë. Dr. Jordanço Ivanov, gjinekolog – akusher në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ këshillon se tumori cervikal (i qafës së mitrës) është një nga shkaqet më të shpeshta të vdekjes tek gratë, por mund të shërohet në rast se zbulohet në kohë.
Ndihma e parë gjatë gripit

Bllokimi i hundës, dhimbja e muskujve, humbja e oreksit … dhe e gjithë kjo zgjat për ditë me rradhë. Studimet e fundit kanë treguar se hudhra, xhenxhefili dhe supa e pulës, janë zgjedhja më e mirë për ndihmën e pare gjatë gripit. Lexoni këshillat tona se si ta ndihmoni veten shpejtë dhe thjeshtë në kushtet e shtëpisë dhe sit a forconi imunitetin.
Kur ënjtja është një shenjë serioze në menopauz?

Ekziston një numër i madh simptomash të cilat janë të zakonshme tek gratë gjatë menopauzës. Mungesa e ciklit menstrual është si rezultat I ndryshimit të hormoneve, dhe ky ndryshim reflektohet tek një numër i madh ndryshimesh në trupin e femrës. Njëra prej tyre është tendenca e ruajtjes së ujit në trup. Mos u frikësoni, bëhet fjalë për një gjendje e cila nuk shkakton çrregullime të mëtejshme, por është e rëndësishme të dini se kur duhet të bisedoni me mjekun tuaj.
Kanceri metastatik i prostatës

Termi metastaza ka të bëj me procesin e përhapjes së kancerit jashtë pikës nisëse. Atëherë kur kanceri i prostatës është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit tuaj, mjekët thonë se kanceri është metastazuar. Sipas teorisë, kanceri i prostatës mund të përhapet në të gjitha pjesët e trupit, por në praktikë, shumica e rasteve të këtij kanceri shfaqin metastaza tek nyjet limfatike dhe kockat. Mundësitë e trajtimit janë të njejta si me kancerin e prostatës, përveç rastit kur është bërë intervenim kirurgjik për heqjen e prostatës. Kanceri metastatik i prostatës, përfaqëson formën më të përparuar të kancerit, mund të trajtohet dhe të kontrollohet, duke e lehtësur në këtë mënyrë jetesën e njerëzve. Shumica e meshkujve të cilët janë të prekur nga forma më e avancuar e kancerit të prostatës, bëjnë një jetë normale për vite me rradhë. Sipas Prof. Dr. Ljupco Lekovski, kirurg –urolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, qëllimi i trajtimit është që të mund të kontrollohen simptomat dhe të ngadalësohet procesi i rritjes së kancerit.
Disa zakone jo të mira të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit të dhëmbëve

Kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të nisë që në moshë shumë të vogël. Fëmijët e vegjël duhet të fillojnë të praktikojnë disa zakone të cilat do ti ndihmojnë që ti ruajnë dhëmbët e tyre. Por, sa prej nesh i praktikojnë ato, apo ajo çfarë është më e rëndësishme, sa shumë persona në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ditës, praktikojnë zakone të cilat janë të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve.
Rrezatimi i sigurt i gjirit të majtë me TRILOGY

Pas kryerjes së trajtimit kirurgjik, në procesin e shërimit të kancerit të gjirit, pacientët kanë mundësi për trajtim onkologjik dhe radioterapeutik. Në varësi të vendosjes së diagnozës histopatologjike, fazës së sëmundjes dhe gjetjeve të analizave imunohistokimike tek këta pacientë kryhet terapia hormonale, kimioterapia apo terapia me rrezatim. Dr. Deva Petrova, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shprehet se zakonisht bëhet kombinim i këtyre modaliteteve të trajtimit, në varësi të fazës së sëmundjes.
Më shpesh në diell – më pak sëmundje

Rrezet e diellit janë burim i jetës. Efektet pozitive të diellit mbi shëndetin nuk i referohen vetëm efektit të vitaminës D. Besoni apo jo, dielli ka një numër të habitshëm të efekteve pozitive. Këto efekte arrihen vetëm me ekspozimin e kontrolluar ndaj diellit, atëherë kur dielli ka një indeks të ulët të rrezatimit UV.
A mundet HPV të shkaktojë kancer në qafën e mitrës?

Human Papilloma Virus (HPV) është infeksioni viral më i shpeshtë në sistemin riprodhues. Numri më i madh i meshkujve dhe i femrave të cilët janë seksualisht aktivë mund të infektohen dhe të ri-infektohen në një periudhë të caktuar të jetës. Sipas Dr. Kornelija Trajkova, gjinekologe në spitalin klinik Acibadem Sistina, infeksioni me HPV zakonisht zhduket në mënyrë spontane, por ekziston rreziku tek çdo grua që ky infeksion të bëhet kronik dhe të shkaktoj ndryshime të qelizave në qafën e mitrës, lezione parakanceroze të cilat nëse nuk zbulohen dhe trajtohen në kohë, shndërrohen në kancer invaziv. Konsiderohet se për zhvillimin e kancerit, tek gratë me sistem normal imunitar janë të nevojshme 15-20 vjet, ndërsa 5-10 vjet tek gratë me sistem të reduktuar imunitar, siç është për shembull infeksioni HIV i patrajtuar.
Simptomat e kancerit tek gratë të cilat nuk duhen lënë mbas dore

Trupi i femrës është i nënshtruar ndaj ndryshimeve të shpeshta, ndonjëherë ndryshimet janë normale, por ndonjëherë mund të jenë dhe shenjë e ndonjë sëmundje të caktuar. Për këtë arsye është e rëndësihme që të zbulohen dhe të reagohet menjëherë, në mënyrë që sëmundja të zbulohet dhe të trajtohet në kohë. Cilat janë simptomat më të zakonshme që tregojnë praninë e mundshme të kancerit te gratë, përgjigje për këtë morëm nga Dr. Deva Petrova, onkologe – radioterapeute në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.
Shenjat të cilat tregojnë se alergjia është jashtë kontrollit

Shpesh ndodh që t’i neglizhojmë apo t’i përshkruajmë si një gjendje tjetër ndryshimet në lëkurë të cilat shfaqen si rezultat i reaksionit alergjik. Bllokimi i hundës jo gjithmonë është një simptomë e gripit, ajo mund të jetë edhe shenjë e alergjisë së patrajtuar. Lexoni se cilat janë shenjat të cilat tregojnë se reaksioni alergjik është jashtë kontrollit.