Çfarë është ultrasonografia?

Ultrasonografia (US) është metoda imazherike nëpërmjet të cilës depërtohen ultratinguj në brendësi të trupit, ku me anë të jehonës së tyre ndërtohen imazhe. 

Si zbatohet?

Gjatë kryerjes së kontrollit pacienti është në pozicion të shtrirë. Fillimisht vendoset xhel mbi gjinjtë dhe më pas aparati ultrasonografik i cili lëviz nëpër gjinj dhe mundëson pamjen e tyre. Ndërkohë,  fotografimet e marra nga aparati ultrasonografik monitorohen ose regjistrohen në rast se ka ndonjë gjetje të dyshimtë.

Testet gjenetike

Studimet gjenetike zbulojnë lidhjen ndërmjet sëmundjeve të ndryshme dhe gjeneve.  Studimet lidhur me rolin e gjeneve, veçanërisht në diagnostikimin e hershëm të kancerit, vazhdojnë në një masë të madhe. Gjithësesi, këto studime, ende nuk kanë arritur në atë nivel në mënyrë që të mund të përdoren aplikimet klinike. Kështu që, testet gjenetike nuk mund të përdoren për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Përse kam dhimbje barku?

Pothuajse çdo njëri prej nesh ka dhimbje apo ngërçe në bark (abdomen).  Shpesh, shkaku i dhimbjes së barkut mund të jetë një gjendje jo serioze, e cila mund të diagnostikohet dhe të trajtohet lehtë. Por dhimbja e barkut mund të jetë edhe shenjë e ndonjë sëmundje serioze, prandaj, është e rëndësishme që ti njihni simptomat dhe të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ushqehuni shëndetshëm gjatë periudhës së trajtimit onkologjik

Kërkimet e fundit kanë treguar se ushqimi jo i mirë është përgjegjës për pothuajse 1/3 e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve malinje, prandaj,  vëmendja ndaj këtij rrezik faktori shfaqet si një nga segmentet më të rëndësishme  në trajtimin e pacientëve me kancer.  Konsumimi i produkteve të shëndetshme para, gjatë dhe pas trajtimit, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt.  Ushqimi i balancuar mirë, është veçanërisht i rëndësishëm për shkak se kjo diagnozë serioze  ka një karakter epidemik, mund të shkaktojë edhe humbjen e oreksit.  Sipas Dr. Aleksandra Haxhi Dimova, dietologe në spitalin klinik ‘’Acibadem Sisitina’’ kanceri është një sëmundje e çrregullimit kronik të metabolizmit, ndaj  ushqimi mund të veprojë në proceset biokimike në trup, me qëllim për të ndihmuar në parandalimin e proceseve kancerogjene, të rrisë imunitetin dhe ta rikthejë metabolizmin në një nivel normal, këtë gjë mund ta bëjë ushqimi i cili është imunostimulues dhe që përmban lëndë ushqyese për luftimin e qelizave malinje. 

Biopsia me gjilpërë

Nëse tek gjiri janë zbuluar gjetje të dyshimta, duhet bërë biopsia me anë të gjilpërës, ose  ajo zonë e dyshuar duhet të shqyrtohet me anë të operacionit në mënyrë që të arrihet diagnoza. Në rastet kur gjetjet e dyshimta nuk mund të zbulohen me anë të prekjes, është e nevojshme kryerja e biopsisë me anë të gjilpërës, me ndihmën e metodave të regjistrimit në klinikën për radiologji. Kohëzgjatja e kësaj procedure varion nga metoda në metodë, por zgjat nga 20-40 minuta.  Pas përfundimit të procedurës, gjetjet konsiderohen si beninje, të dyshimta (atipike) ose malinje.  Të gjitha sëmundjet e gjirit, fillimisht diagnostikohen me anë të biopsisë me gjilpërë.

Meshkujt dhe femrat ndryshojnë edhe nga zemra

Zemra e gruas është konsideruar gjithmonë si më e ndjeshme në krahasim me zemrën e burrit.  Në fakt kjo është e vërtetë. Zemra e gruas është më e vogël, më e ndjeshme ndaj ndryshimeve, dhe e përballon më me vështirsi infarktin në krahasim me zemrën e burrit. Edhe përkrah faktit që gjithmonë është konsideruar se meshkujt janë më të prekur ndaj sëmundjeve të zemrës, gjysma e grave në mbarë botën vdesin si rezultat i çrregullimeve kardiovaskulare mbi moshën 40 vjeçare.

Këshilla për pozicionin e duhur të trupit

A e keni vënë re se ndërkohë që shkruni me miqtë apo të afërmit tuaj në telefon , vazhdimisht e mbani kokën të përthyer poshtë? A e keni vënë re se në çfarë pozicioni e mbani trupin ndërkohë që qëndroni ulur në vendin tuaj të punës? Këto janë vetëm disa nga zakonet të cilat në mënyrë të pavetëdijshme e dëmtojnë shtyllën kurrizore. Lexoni këshillat tona për një pozicion të duhur të trupit.

Me ndihmën e protezave të zërit, pacientët mund të flasin përsëri

Heqja e plotë e laringut tek rastet me kancer të laringut (fytit), lë një seri pasojash tek pacientët, ndërkohë që sipas Dr. Lirim Demirit, pasoja më e rëndë është humbja e përhershme e zërit.  Por, për fat të mirë,  në 10 vitet e fundit, aplikohet metoda bashkëkohore e rehabilitimit të zërit, me anë të protezave të zërit, të cilat përpunohen vetëm në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’.

Terapi rrezatuese për trajtimin e kancerit të mushkërive

Kanceri i mushkërive është zakonisht sëmundje e cila shfaqet tek meshkujt dhe shkaku kryesor i vdekjes tek të dyja gjinitë në krahasim me kanceret e tjera. Për një sukses më të madh të trajtimit është i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i sëmundjes.  Radioterapia luan rol në trajtimin e kancerit të mushkërive, dhe është një lloj trajtimi i cili përdor rreze X me energji të lartë, duke ndikuar tek qelizat kancerogjene. Dr. Sllavica Kraleve, onkologe në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ shpjegon se trajtimi i kancerit të gjirit mund të jetë lokal siç është kirurgjia dhe radioterapia dhe përdorimi sistematik i kimioterapisë, terapia e qëllimshme dhe imunoterapia.  Radioterapia në trajtimin e kancerit të mushkërive, kryhet si trajtim primar para operacionit në kombinim me kimioterapi, me qëllim që të zvogëlohet tumori në mënyrë që të krijohet mundësia për ta mënjanuar atë me anë të kirurgjisë.

Si ti vini në ndihmë vetes në rast se keni gojë të thatë

Pirja për një kohë të gjatë e ilaçeve, infeksionet, dehidratimi, kimioterapia dhe radioterapia  janë vetëm disa nga shkaqet e tharjes së gojës (kserostomia).  Kjo gjendje shfaqet si rezultat i çrregullimit të gjendrave të pështymës, të cilat sekretojnë shumë pak pështymë.  Nuk  ka rëndësi nëse zgjat vetëm disa ditë apo një periudhë më të gjatë, tharja e gojës është një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve  të hapësirës së gojës.  Në rast se nuk trajtohet menjëherë , zakonisht tharja e gojës mund të shkaktojë aromë të keqe të frymës, prishjen e dhëmbëve, infeksione fugale, sëmundje të mishrave të dhëmbëve si dhe gjendje të tjera. Me kalimin e kohës ju mund të ndjeni problem me shijen, me gëlltitjen, mund të shfaqen të çara në cepat e buzëve, djegie të gjuhës, si dhe në varësi të gjendjes, mund të shkaktohen edhe probleme me të folurin.