Përse i kam të fryra gishtat e duarve?

A e keni vënë re kur zgjoheni në mëngjes, gishtat tuaj janë të fryer? Shkak për këtë mund të jenë një numër i madh kushtesh apo gjendjesh, megjithatë, është e rëndësishme që të gjendet shkaku i vërtetë, nëse kjo gjendje është serioze dhe si ti vini në ndihmë vetes. Këto janë kushtet më të zakonshme të cilat shkaktojnë ënjtje.
Kanceri në stomak – simptomat dhe trajtimi

Kanceri i stomakut rrjedh nga mukoza e brendshme e stomakut. Sumundja shfaqet ngadalë dhe në heshtje, pa shfaqur simptoma në fillim. Shpesh ky lloj kanceri lidhet me infeksionin helikobakter pilori, i cili gjendet në mukozën gastrike (të stomakut) dhe transmetohet me anë të gojës. Sipas Organizatës Botërore Shëndetësore, kjo baktere është shkaku kryesor apo fajtori numër një i shfaqjes së kancerit në stomak. Për simptomat më të zakonshme, diagnozën dhe trajtimin e kësaj sëmundje biseduam me Dr. Vladimir Avramoskin, specialist në kirurgjinë digjestive, dhe me Dr. Deva Petrova, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Aktivë edhe pas montimit të këllkut artificial

Intervenimet për montimin e endoprotezave në këllk, janë ndër intervenimet operative më të shpeshta në ortopedi. Historia e këtij lloj operacioni është shumë e gjatë, dhe ndryshon në mënyrë drastike që nga fillimi deri tek ajo që sot dispohohet sipas kohës moderne. Me materialet e reja si dhe me metodat e reja më pak invazive të opermit, rehabilitimit dhe jetës normale të pacientit të operuar, arrihet për një periudhë tepër të shkurtër. Pasi të ketë përfunduar periudha e nevojshme e adaptimit të pacientit, që sot është 2-3 muaj, ai është i aftë për një jetë të përditshme normale.
Ushqimet të cilat ju japin energji

Të gjithë kalojmë ditë të mira dhe të këqija, sikurse dhe ushqimet, disa prej të cilave na pëlqejnë më shumë dhe disa të tjera më pak, në varësi të ditës. Sipas shkencëtarëve, kjo i detyrohet lidhjes së mundshme ndërmjet nevojave të organizmit dhe ushqimit i cili ndikon drejtpërdrejtë në nivelin e energjisë.
Lexoni përmbajtjen e ushqimit para se ta blini atë

Etiketat nuk janë gjërat e vetme të cilat i vërejmë kur zgjedhim një produkt. Etiketë e vogël, me gërma të imëta e ngjitur në një vend jo shumë të dukshëm, është shumë normale që të mos vërehet aspak. Shumë prej nesh, shpesh nuk kuptojmë se çfarë shkruhet në të, dhe nuk dime se si ti kuptojmë përmbajtjet ushqyese të produktit. Shumë të tjerë, shpesh nuk janë të interesuar për të ditur se çfarë shkruan në etiketë. Por, etiketa është vendi ku në fakt ju mund të lexoni se çfarë do të konsumoni. Cilët janë përbërësit, sa sheqer përmban, dhe shumë informacione të tjera të rëndësishme lidhur me produktin. Nuk duhet harruar se në etiketë keni të shkruar edhe informacione rreth temperaturës për ruajtjen e produktit në mënyrë që ju të krijoni kushtet për ruajtijen e tij.
Çfarë është kimioterapia?

Pacientit i jepet një apo më tepër ilaçe me qëllim që të shkatërrohen qelizat kancerogjene. Zbatohet sipas disa protokolleve të caktuara për mjekim, të cilat zakonisht kombinojnë një apo më shumë ilaçe citostatike. Me kimioterapi, 15-30% zvogëlohet mundësia e përsëritjes së sëmundjes si dhe reduktohet numri i rasteve të vdekjeve.
Çfarë janë bakteret dhe si të mbrohemi prej tyre?

Janë mikroorganizma të formuara nga një qelizë, të cilat mund të mbijetojnë në ambiente të ftohta dhe të nxehta. Ato mund të gjenden mbi apo brenda pothuajse çdo materiali, apo jetojnë në vende si: toka, uji, ajri si dhe tek organizmi i njeriut dhe i kafshëve. Disa prej tyre janë fotosintetike, që do të thotë se mund ta prodhojnë vetë ushqimin e tyre, me anë të energjisë diellor, siç bëjnë bimët. Ndërkohë që disa baktere të tjera thithin materialin në të cilin jetojnë.
Perimet– aleate të shëndetit

Perimet janë burime të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Perimet përmbajnë substanca të cilat ndihmojnë në parandalimin apo luftimin e sëmundjeve të zemrës, të kancerit, të diabetit, artritit, presionit të lartë të gjakut, mbipeshës, plakjes së parakohëshme, rrudhave në fytyrë, etj. Ja përse i’a vlen të përmendim disa nga arsyet përse duhet të konsumojmë një pjesë të mirë të tyre çdo ditë.
Pesë komplikime serioze të cilat mund të shfaqen gjatë përdorimit jo racional të antibiotikëve

Pirja e antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, mund të shkaktojë pasoja të cilat me siguri as që i keni menduar. A e dini se përdorimi i tyre në mënyrë të papërshtatshme apo të panevojshme, mund të shkaktojë dëmtim të veshkave si dhe dëmtime serioze të mëlçisë?
Antibiotikët janë ilaçe të cilat ndikojnë me sukses në trajtimin e baktereve. Por, ato ndikojnë me suskses vetëm nëse merren me rekomandimin e mjekut dhe në dozën e duhur. Në të kundërt, ato mund të jenë krejtësisht të padobishëm, madje, mund të shkaktojnë edhe komplikime të tjera shëndetësore. Mos harroni se, antibiotokët nuk janë ilaçe të cilat i pini kur ju dhemb koka apo kur keni temperaturë. Shpesh ndodh që nënat ti japin antibiotik fëmijës, kur vërejnë se fëmija ka temperaturë, por temperaturë nuk shfaqet vetëm si rezultat i infeksionit bakterial, prandaj ky vendim është i paqëndrueshëm.
Zbuluam kancer 3 mm gjatë kontrollit sistematik

Zbuluam ndryshim malinj prej 3 mm gjatë kontrollit sistematik me anë të mamografisë, kanceri i gjirit ishte në fazë fillestare, e përfunduam atë vetëm me një veprim të vetëm, pacienten 46 vjeçare e operuam menjëherë, tashmë e konsiderojmë të shëruar. Nëse kjo grua nuk do të kishte ardhur në kontroll, do të kishte kaluar tepër kohë dhe kur ky ndryshim do të rritej dhe do të mund të dallohej me anë të prekjes me dorë, atëherë, fatkeqësisht, kanceri mund të jetë përhapur, dhe nëse pacientja do ta dallonte vetë, atëherë me siguri do të ishte vonë për ta shpëtuar jetën e saj – shprehet Dr. Xhengis Jashar, patolog dhe Shef i laboratorive diagnostikuese, në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ në Shkup.