Përsëri ju dhemb fyti?

Ka shumë të ngjarë që të mos ekzistoj person që deri më tani nuk ka ndjerë dhimbje në fyt. Goja dhe fyti gjenden drejtpërdrejtë të ekspozuara ndaj viruseve, baktereve, apo trupave të tjerë. Pikërisht ndërmjet tyre ato futen në organizmin tonë dhe për këtë arsye dhimbja e fytit është shenja e parë e infeksionit në hapësirën e gojës, fytit, laringut si dhe irritimi i bajameve. Kjo dhimbje mund të shfaqet edhe për shkak të irritimit për një kohë të gjatë të rrugëve të frymëmarrjes, për shkak të pirjes së duhanit, gërhitjes, pirjes së alkoholit dhe reaksioneve alergjike.
Stenoza e aortës

Aorta është arteria kryesore e cila mbart gjak direkt nga zemra. Kur zemra e shtyn gjakun, valvula e cila gjendet në fillim të aortës lejon që gjaku të lëviz në një drejtim të zemrës drejt arteries. Me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve degjenerative, funksionet mekanike të valvulës mund të çrregullohen. Në rastin e stenozës së aortës, valvula mund të ngushtohet dhe të mund të mos hapet plotësisht. Prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se sipas statistikave stenoza e aortës ndodh më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat.
Ushqimet me erëza për zgjimin e trupit

Ushqimi me erëza në masë të kontrolluar ka shumë benefite shëndetësore. Në përgjithësi, ushqimi djegës dhe me erëza është një stimulues për trupin. Stimulon qarkullimin e gjakut dhe rrit temperaturën e trupit. Mendohet se ushqimi me erëza rrit hapjen e oreksit duke rritur sekretimin e pështymës dhe enzimat për tretjen e ushqimit. Në përgjithësi, studimet kanë treguar se erëzat janë një stimulues kryesor për mprehjen e shqisave, për zgjimin e trupit dhe për më tepër energji.
Si të humbisni peshë edhe në dimër

Periudha e dimrit është e njohur për shtimin e peshës trupore, veçanërisht gjatë ditëve të pushimit. Zakonisht, gjatë kësaj periudhe kemi më pak dëshirë për ti kryer aktivitetet e përditshme, veçanërisht për kryerjen e aktiviteteve sportive. Por, për dashamirësit e sporteve dimërore, argëtimet gjatë ditëve të ftohta janë shumë më të mira se ato gjatë periudhës së ditëve të nxehta. Këtu do të gjeni disa këshilla për të ruajtur peshën normale të trupit, kur temperaturat janë nën zero.
Terapia e synuar arrin ta dallojë dhe ta shkatërrojë qelizën kancerogjene

Terapia e synuar (trajtimi i qëllimshëm) përfshin ilaçet të cilat përdoren për trajtimin e kancerit dhe vepron duke bllokuar mekanizmat specifike të qelizës kancerogjene. Dr. Sllavica Kraleva, onkologe radioterapiste në qendrën për onkologji dhe radiologji në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se falë hulumtimeve të gjëra në lidhje me mekanizmat molekulare të cilat ndikojnë në krijimin dhe rritjen e qelizës kancerogjene, sot, ky lloj trajtimi është një histori e suksesshme e trajtimit të disa llojeve të kancerit.
Si të kujdeseni për lëkurën e thatë në dimër

Lëkura e thatë është një problem me të cilin përballen shumë njerëz, por përse kryesisht tharja e lëkurës shfaqet në dimër? Moti i ftohtë dhe me erë mund ta përkeqësojnë lëkurën tuaj , madje edhe nëse deri më tani nuk ka pasur problem. Gjatë kësaj periudhe, problemet me thatësinë e lëkurës mund të shfaqen në çdo moshë, duke filluar që nga fëmijët e vegjël.
Radioterapia e gjirit

Radioterapia është një metodë e cila përdoret tek pothuajse 3-4 raste të kancerit. Sot, radioterapia në kuadër të parimeve për trajtim multidisiplinar, zakonisht përdoret para dhe pas operacionit, si një trajtim më vete, ose në kombinim me kimioterapinë/ trajtimin sistemik. Bëhet fjalë për një metodë e cila gjithashtu ndihmon në reduktimin e simptomave të sëmundjes.
Inflamacioni i valvulave të zemrës

Endokarditi është inflamacion ose infeksion në sipërfaqen e brendshëm të zemrës, i cili mund të përfshijë një apo më shumë valvula si dhe struktura të tjera. Sipas Prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, endokarditi shpesh shkaktohet nga baktere të cilat jetojnë në lëkurë, në brendësi të traktit digjestiv, ose në traktin urinar.
Tek të rinjtë gjithnjë dhe më shpesh shfaqet kanceri testikular

Intervistë Dr. Daniel Petrovski urolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”
Në moshën e adoleshencës dhe në moshën e re, dominojnë problemet me fertilitetin (lindshmërinë), probem i cili kohet e fundit është rritur ndjeshëm, sëmundjet inflamatore të traktit urogjenital (uretriti, epididimiti …), përdredhja e testiseve që një nga kushtet më urgjente në kirurgjinë urologjike, si dhe problemet veçanërisht të rënda, siç është kanceri testikular i cili është në rritje të vazhdueshme, ndaj të cilit është kushtuar vëmendje e veçantë për shkak të grupit të personave të rinjë të cilët janë të prekur nga kjo sëmundje (duke filluar nga mosha 20-35 vjeçare) – shprehet Dr. Petrovski.
Kur gjakderdhja nga hunda është një simptomë serioze

Secilit prej nesh të paktën një herë na ka ndodhur që të kemi gjakderdhje nga hunda. Por, nëse kjo gjë ju ndodh shpesh, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Gjakderdhjes nga hunda mund të ketë të bëjë edhe me një gjendje tjetër të quajtur telangiektazi e trashëguar hemoragjike. Lidhur me këtë gjendje, përveç gjakderdhjes nga hunda, një simptomë tjetër shoqëruese është edhe shfaqja e pikave të kuqe në fytyrë, në buzë dhe tek gjymtyrët. Këta pacientë kanë enë abnormale të gjakut, dhe si rezultat i kësaj shfaqet edhe gjakderdhja e shpeshtë nga hunda.