Në sipërfaqet e rrëshqitshme duhet të ecni si pinguin

Dëbora dhuron një kënaqësi të këndshme gjatë stinës së dimrit. Megjithatë ajo mund të jetë e rrezikshme në sipërfaqet e trotuarëve dhe në rrugët me asfalt. Parandaloni rëniet me disa taktika të caktuara të ecjes dhe me pajisjet e nevojshme dimërore, dhe në rast se ndodh që të rrëzoheni, mësoni se si duhet ta mbroni veten në mënyrë që të parandaloni dëmtimet e rënda apo frakturat.

Kontrollet e detyrueshme për vitin 2017

Ruajtja e shëndetit është hapi i parë për një jetë të gjatë dhe cilësore. Ajo të cilën secili prej nesh duhet të bëjë në fillim të vitit, është plani i kontrolleve, të cilat duhet të kryhen në mënyrë të detyrueshme në përputhje me moshën. Zbulimi i hershëm i faktorëve të rrezikut dhe kontrolli i tyre mund të bëjnë të mundur shpëtimin e jetës tuaj.

Neuromonitorimi për një operacion të sigurt

Neuromonitorimi është një procedurë për monitorimin e gjendjes funksionale të trurit, palcës kurrizore, nervave periferikë, gjatë periudhës së intervenimit kirurgjik. Dr. Millço Demerxhiev, neurolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se qëllimi i neuromonitorimit, është që të ndiqet funksioni i sistemit nervor gjatë intervenimit kirurgjik, në mënyrë që të reduktohen rreziqet e dëmtimit të indit nervor.

Depresioni tek meshkujt

Depresioni reflekton në mënyrë të ndryshme tek meshkujt dhe tek femrat. Meshkujt kanë teknika krejtësisht të ndryshme përsa i përket përballjes me këtë gjendje, ndryshe nga femrat. Sikurse femrat, edhe meshkujt e depresuar nuk merren me aktivitete të mjaftueshme siç bënin dhe shijonin më pare, prandaj dhe vazhimisht janë të trisuar dhe jo të lumtur. Kjo gjendje mund të ketë edhe shenja të tjera të cilat meshkujt shumë rrallë i lidhin me gjendjen depresive:

Si të kemi flokë të shëndetshëm gjatë ditëve të ftohta të dimrit

Përveç lëkurës, dimri ndikon negativisht edhe përsa i përket cilësisë së flokëve. Ajri i ftohtë jashtë, kundër ajrit të nxehtë dhe të thatë në ambietet e mbyllura, ndikon negativisht mbi cilësinë e shkëlqimit të flokëve. Lexoni këshillat tona për flokë të shëndetshëm dhe më shkëlqim edhe në të periudhë të vitit. Ajo ër të cilën keni nevojë është kujdesi i duhur i flokëve.

Bëni kujdes me pirjen e alkolit gjatë temperaturave minus

Temperaturat polare të cilat nesër do të mbërrijnë edhe në vendin tonë deri në -20 gradë Celsius, janë tepër të rrezikshme për shëndetin, madje mund të jenë dhe fatale, pasi  shkaktojnë ngushtimin e menjëhershëm të enëve të gjakut. Ajo çfarë është veçanërisht e rrezikshme , është abuzimi me alkolin gjatë temperaturave të tilla kohore, për shkak se është tepër më e rrezikshme të ekspozoheni ndaj të ftohtit në gjendje të alkolizuar, paralajmërojnë kardiologët.

Ndihma e parë gjatë sulmit në zemër

Për një kohë të gjatë në mediat sociale janë shpërdarë rekomandime të ndryshme, se si ti vini në ndihmë vetes gjatë shfaqjes së shenjave të para të sulmit në zemër. Shpërndarja e këtij rekomandimi është që të fillohet menjëherë me kollitjen e shpejtë dhe të thellë, e cila duhet ta mbaj të vetëdijshëm pacientin dhe për ta ndihmuar që ti mbijetojë krizës.  Dr. Oliver Bushljetiq, kardiolog intervent, shprehet se në jetën reale kjo gjendje zhvillohet shumë shpejtë dhe pacienti nuk ka kohë për të reaguar. Lexoni këshillat e tij profesionale përsa i përket ndihmës së parë gjatë shfaqjes së shenjave të sulmit në zemër.

5 arsye përse duhet të bëni kolonoskopi

Kanceri i zorrës së trashë është gjithnjë në rritje. Ajo që është shqetësuese është se gjithnjë dhe më tepër është ulur edhe kufiri i moshës, dhe gjithnjë dhe më tepër persona në moshë të re preken nga kjo sëmundje e heshtur. Sipas Prof. Dr. Vasko Vasilevskit, gastroenterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, kanceri i zorrës së trashë zakonisht vjen nga polipet të cilat shfaqen në mukozën e zorrës së trashë dhe më pas shndërrohen në kancer, prandaj është e rëndësishme që këto ndryshime të zbulohen dhe të mënjanohen në kohë.

Dehidratimi tek pacientët me kancer

Dehidratimi është humbja e tepërt e lëngjeve në trup, gjë e cila ndodh si rezultat i marrjes së pamjaftueshme të lëngjeve në organizëm.  Është tepër e rëndësishme që të parandalohet dehidratimi tek pacientët me kancer, pasi  gjatë trajtimit ata kanë efekte anësore  si:  të vjella, temperaturë, diarre, të cilat për një kohë të shkurtër mund të shkaktojnë humbjen e tepërt të lëngjeve në organizëm. Kjo gjendje nuk duhet të neglizhohet për shkak se mund të ketë efekte të rrezikshme për jetën.

Simptomat e tumorit në tru

Tumori në tru është një masë e qelizave abnormale (jo normale) të cilat rriten dhe përhapen në tru. Ekzistojnë lloje të ndryshme të tumorit, disa prej tyre janë beninje dhe disa të tjera malinje.  Tumori mund të fillojë të zhvillohet në tru ose të përhapet nga truri në pjesë të tjera të trupit (metastaza e trurit). Çdo tumor zhvillohet në mënyrë të ndryshme, dhe simptomat të cilat manifestohen  varen nga presioni i shkaktuar nga rritja e tyre, apo nga vendi në të cilin rritet. Cilat janë simptomat të cilat manifestohen nga tumori në tru, përgjigje morëm nga Dr. Jovica Ugrinovski, neurokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.