Dobësia dhe lodhja e përgjithshme – simtomat më të zakonshme të mungesës së vitaminës B12

Vitamina B12 ndikon në rritjen e energjisë, në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit dhe ndikon në reduktimin më të shpejtë të kilogramëve të tepërta. Luan një rol të rëndësishëm në krijimin e qelizave të AND-së, nervave dhe qelizave të gjakut. Është tepër e rëndësishme për funksionimin normal të trurit dhe sistemit imunitar. Burimi I vetëm I kësaj vitamine është ushqimi me origjinë shtazore si , veza, mishi, midhjet dhe produktet e qumështit. Peshku dhe mishi konsiderohen si burime më të pasura të kësaj vitamine.
Neuroliza – trajtimi i dhimbjeve tek sëmundjet malinje

Një nga simptomat më të zakonshme që kanë pacientë me sëmundje malinje të lokalizuar në abdomen (bark) është dhimbja e vazhdueshme dhe e padurueshme në pjesën e sipërme të barkut dhe të shpinës. Dhimbja e cila nuk pushon, është një problem serioz dhe dëmton cilësinë e jetës tek këta pacientë. Prof. Dr. Zoran Trajkovski, specialist në radiologji në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon procedurën e neurolizës e cila përdoret për trajtimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje malinje.
Pyetjet më të shpeshta lidhur me operacionin e zemrës

Intervenimet kardiokirurgjike janë ndër operacionet më të shpeshta. Me rritjen e numrit të sëmundjeve kardiovaskulare, operacionet e zemrës kanë një rritje të ndjeshme në mbarë botën. Për shumë pacientë të cilët janë në pritje për tu operuar, si dhe për ata të cilët nuk kanë guxuar të paraqiten tek mjeku kardiolog për shkak të frikës, prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg në “Acibadem Sistina”, iu përgjigjet pyetjeve më të shpeshta përsa i përket operacionit në zemër.
Shkaqet më të shpeshta të lodhjes kronike

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja arsye përse njerëzit ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm. Në vijim do të gjeni disa zakone jo të mira të cilat ndikojnë në humbjen e energjisë.
PRP – trajtim natyral për rinimin e lëkurës

Dermatologjia estetike po rritet vrullshëm. Një theks i veçantë është vendosur mbi kujdesin ndaj bukurisë, por edhe në zhvillimin e teknologjisë mjekësore. Ky përparim, ka rritur dëshirën tek njerëzit për të bërë ndryshime të caktuara të mangësive të tyre. Metoda PRP është gjenerata e fundit e trajtimit modern dhe natyral përsa i përket rinimit.
Dr. Maja Kaliçanin: qëndrimi ulur në pozicion W , dobëson muskujt dhe aftësitë motorike të fëmijëve (intervistë)

Shpeshherë, kur fëmijët janë duke luajtur, në mënyrë të pavetëdijshme ata i mbajnë këmbët në formë W (pozicion i quajtur “frog leg” këmbë në pozicion bretkose) dhe prindërit menjëherë reagojnë dhe i vendosin ata në pozicion tjetër. Çfarë ndodh në të vërtet me trupin gjatë qëndrimit në këtë pozicion, a është rreptësisht i ndaluar qëndrimi ulur në pozicion W, dhe si duhet ti mësojmë fëmijët të qëndrojnë ulur në mënyrën e duhur, shpjegon Dr. Maja Kaliçanin Markovska, ortopede në “Acibadem Sistina”.
Rezonanca magnetike e gjirit

Rezonanca magnetike është metodë e cila nuk përdor rrezatim jonizues. Kjo është një metodë e cila në procesin e krijimit të imazhit përdorë fushën magnetike, me ndihmën e disa sinjaleve të radiofrekuencave ndaj të cilave reagojnë atomet e hidrogjeneve (trupi i njeriut është i përbërë nga 70% ujë domethënë 70% atome hidrogjeni). Në këtë teknikë të procesit të marrjes së imazhit, përdoren formula matematikore dhe koncepte fizike të ndërlikuara.
Të ftohtit gjatë stinës së dimrit ndikon në plakjen e lëkurës

Ajri i ftohtë dhe ekspozimi i shpeshtë ndaj temperaturave të ulëta, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në përshpejtimin e procesit të plakjes së organit më të madh të trupit (lëkurës). Gjatë kësaj periudhe, Dr. Andrej Petrov, rekomandon që të mbrohen pjesët e lëkurës të cilat janë të ekspozuara drejtpërdrejtë ndaj të ftohtit, të aplikoni rregullisht krem hidratues, dhe në asnjë mënyrë të mos nënvlerësohen efektet e dëmshme të diellit gjatë stinës së dimrit.
Diagnoza dhe trajtimi i metastazave në shtyllën kurrizore

Shtylla kurrizore është boshti dhe mbështetja kryesore e trupit, ajo është e përbërë nga 34 rruaza, disqe, ligamente dhe struktura të tjera. Megjithatë, shtylla kurrizore është pjesa e cila preket më shpesh nga tumoret e organeve të tjera – tumoret metastatike. Tumoret metastatike më të zakonshme janë ato të: gjirit, mushkërive, gjendrës tiroide prostatës, zorrës së trashë dhe veshkave. Nga ana tjetër, shumë rrallë ndodh që në shtyllën kurrizore të shfaqen tumore të zhvilluara nga struktura e saj. Këto janë tumre primare. Zakonisht, një tumor i tillë është plazmocitom , melanoma e shumfishtë, limfomë, nevromë.
Pyetjet më të shpeshta në lidhje me infeksionet e sipërme respiratore

Infeksionet e sipërme respiratore janë shkaku kryesor përse pacientët paraqiten tek mjeku i tyre familjar. Gjithashtu, këto infeksione janë edhe arsyeja përse ata shpesh mungojnë në shkollë apo në punë. Në pjesët e sipërme të sistemit respirator përfshihen organet në vijim: kanalet hundore, pjesa e sipërme e fytit, bajamet, sinuset dhe pjesët e sipërme të tubit respirator.